Home / Lajme / Botë / Gjyshi vret aksidentalisht nipin 11-vjeçar

Gjyshi vret aksidentalisht nipin 11-vjeçar

Një burrë, i cili aksidentalisht vrau nipin e tij 11-vjeçar gjatë gjuetisë, ka përshkruar pikëllimin e tij si dënimin më të rëndë që një gjysh mund ta vuaj.

Brian Phillips, 67-vjeçar, është dënuar me katër muaj shërbim ndaj komunitetit, pasi është shpallur fajtor për vrasjen e Connor Brian Phillips në Kaingaroa Forst të Zelandës së Re, raporton NZ Herald.

Gjatë seancës gjyqësore të mbajtur të martën në mëngjes, Phillips, nga Reporoa, ka thënë se vdekja tragjike e nipit të tij do të jetë dënimi i përjetshëm me pikëllim dhe fajësi.

“Do të doja të isha në vend të tij. Është dashur të shkoj unë para nipit tim. Është një pikëllim i madh të cilin e bart çdo ditë. Është dënim i përjetshëm”, ka thënë ai.

11-vjeçari Connor, i cili ishte një gjahtar, po shijonte ditët e fundit të pushimit nga shkolla me familjen e tij kur më 11 tetor udhëtimit të tij i erdhi fundi tragjik.

Policia ka njoftuar se arma ka shprehur kur gjyshi po e shkarkonte atë. Shërbimet emergjente kishin dalë në vendin e ngjarjes, por djali vdiq në vend, transmeton Koha.net.

Në deklaratën e lexuar në gjykatë, gjyshi Phillips ka shprehur pikëllimin për nipin e tij, duke thënë: “Ai ishte gjahtar i ardhshëm që po ndiqte hapat e mi dhe ishte gati të më zëvendësonte”.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *