Home / Kryesoret / Gostivar:Shtyhet afati për legalizimin e objekteve deri më 31 mars

Gostivar:Shtyhet afati për legalizimin e objekteve deri më 31 mars

Kreu i Komunës së Gostivarit u ka bërë thirrje që deri më 31 mars të vitit të ardhshëm të aplikojnë për legalizimin e objekteve të tyre. Kryetari i Komisionit parlamentar për transport dhe lidhje Rexhail Ismaili tha se afati i 31 marsit vlen edhe për personat të cilët deri në fund të këtij muaji duhej të dorëzonin edhe elaboratet gjeodezike.

“Tash ju jepet mundësia përsëri ashtu siç iu është dhënë mundësia qytetarëve më herët në vitin 2011 që të aplikojnë, e njëjta gjë iu jepet si mundësi që ta bëjnë qytetarët tash deri në 31 mars të vitit 2016. Prandaj, unë si kryetar bashkë me bashkëpunëtorët e mijë me sektorin e urbanizmit do i shfrytëzojmë mediat pastaj edhe takimet që do bëjmë ne me qytetarët, që të informojmë çdo qytetar në qytetin e Gostivarit dhe institucionet fetare që të bëjnë aplikimet për legalizimin e objekteve të tyre”, deklaroi Nevzat Bejta, Kryetar i komunës së Gostivarit.

“Dy ndryshime ka pësuar propozim-ligji edhe atë e prolongojmë afatin pra ju japim mundësi gjithë atyre të cilët nuk kanë bë kërkesa e veçanërisht apeloj të bashkëqytetarët që janë me punë të përkohshme në vendet e ndryshme. Dhe ndryshimi i dytë është se gjithë ata që kanë bë kërkesë në të kaluarën dhe afati për dorëzim të elaborateve gjeodezike skadon më 31 dhjetor të këtij viti pra edhe për ato do vazhdoj afati”, deklaroi Rexhail Ismaili, Kryetar i komisionit për transport lidhje dhe ekologji.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *