Home / Kryesoret / Gruevski kërkon të largohen mediat nga salla e Komisionit Anketues për përgjimet

Gruevski kërkon të largohen mediat nga salla e Komisionit Anketues për përgjimet

Kryeministri Nikolla Gruevski është paraqitur sot në Kuvend për të dëshmuar para Komisionit Anketues për përgjimet, por refuzon të futet brenda sallës dhe kërkon që dëshmia e tij të bëhet prapa dyerve të mbyllura.

Deputetët kanë votuar rendin e ditës dhe presin që dëshmitari të hyn në sallë. Anëtarët e Komisionit të VMRO-DPMNE-së kërkojnë që Shilegov të lexoj kërkesën e Gruevski, ndërsa ai refuzon ta bëj këtë pa ardhur Gruevski në sallë. Sipas rregullores, të parët do të parashtrojnë pyetje dy deputetët e VMRO-DPMNE-së, një nga LSDM-ja dhe BDI-ja. Më pas rrethi i pyetjeve vazhdon  dhe në vend të BDI-së, pyetje do të parashtrojnë nga PDSH-ja. Në rrethinë e tretë pyetje do të parashtrojë deputetja e pavarur Roza Karevska.

Marrja në pyetje mund të zgjasë deri në 8 orë. Më herët ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordanan Jankullovska nuk u paraqit për të dëshmuar përpara Kmisionit Anketues.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *