Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: LSDM e di shumë mirë se do t’i humb zgjedhjet

Gruevski: LSDM e di shumë mirë se do t’i humb zgjedhjet

Kryeministri Nikolla Gruevski akuzon LSDM-në për tentim për shtyrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të parapara për në 24 prill të vitit të ardhshëm, njofton Alsat M.

Gruevski thotë se bllokimet që po i bën LSDM në grupet e punës për zgjedhjen e ekspertëve të cilët do të jenë anëtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve bëhen me qëllim që opozita të fitojë në kohë për të shtyrë zgjedhjet, pasi nuk është e gatshme për t’u përballur me VMRO-DPMNE-në.

Kryeministri Gruevski ndërkohë duke folur për takimin e liderëve, të paraparë për të martën, thotë se nuk mund ta parashikojë epilogun, pasi sipas tij ecuria varet nga strategjia e LSDM-së.

“Ata e dinë shumë mirë se do t’i humbin zgjedhjet dhe kjo është klithma e fundit e LSDM-së se si të gjendet një zgjedhje për tu shtyrë zgjedhjet. Shikoni se çfarë ndodhi në grupin e punës. Është nevoja për tre ekspertë që politikisht do të ishin neutral, dy maqedonas dhe një shqiptar.

Pas shumë mundimeve dhe ndryshime të qëndrimeve të LSDM-së ata propozuan dy maqedonas që VMRO i pranoi dhe e mbyllëm kapitullin me maqedonasit. Por ata u gjendën të papërgatitur, kërkonin se si ta shtyjnë marrëveshjen për kompletimin e anëtarëve të KSHZ-së, u kapën me përfaqësuesin që partitë shqiptare e propozuan bashkërisht dhe e shpallën si VMRO-ist”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *