Home / Kryesoret / Habil Osmani kryetar i FRBDI-së në Bogovinë

Habil Osmani kryetar i FRBDI-së në Bogovinë

Në Sallën e Këshillit komunal të Komunës së Bogovinës apo ish objekti i Komunës së Kamjanit në Kamjan, është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Forumit Rinor të BDI-së Dega Bogovinë.Me këtë rast për kryetarë të forumit rinor dega në Bogovinë është zgjedhur Habil Osmani nga fshati Pirok. Ai është zgjedhur me aklamacion dhe do ti proje degës së Bobgovinës. Në këtë tubim ishte i pranishëm edhe kryetari i BDI-së , Ali Ahmeti i cili gjatë fjalës përshëndetëse tha se rinia është një shtyllë e fuqishme e BDI-së, njofton Tv Koha

Ahmeti, nënvizoi se vetëm pjesëmarrja e rinisë në vendimarrje do të avancojë pozitën e shqiptarëve dhe duhet që të punohet në atë drejtim që rinisë ti gjenden vende pune. Ahmeti duke u ndalur në proceset politike nënvizoi ehde njëherë se shqiptarëve në maqedoni nuk u duhen shumë parti, duke nënvizuar se nevojitet një opozitë e fuqishme dhe konstruktive. Krahas Ahmetit në këtë kuvend ishin të pranishëm kryetari i komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi, ministra, deputet dhe funskionarë të lartë të kësaj partie.Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *