Home / Kryesoret / Halimi dhe Kadriu sot do të inspektojnë rrugën Reçicë – Vrapçisht (FOTO)

Halimi dhe Kadriu sot do të inspektojnë rrugën Reçicë – Vrapçisht (FOTO)

Një delegacion i BDI-së i udhëhequr nga zv/ministri i Transportit dhe lidhjeve Nimetulla Halimi, Drjetori i NP “Rrugët e Maqedonisë” Gajur Kadriun, sot  do të inspektojnë  punët e ndërtimit të rrugës Reçicë – Vrapçisht e cila kap 24 kilometra asfalt.

Rruga Reçicë- Gradec  17 kilemtra është asfaltuar me standarde evropiane ku tani më janë lidhur të gjithë fshatrat shqiptare me rrugë të reja.

Gjithashtu me intesitet të madh u ndërtua rruga Dobridoll-Gostivar rrugë e cila i bashkoi 100 mijë shqiptarët e këtyre viseve.

Proejkti i paraparë për 2016 u nis që nga viti 2015 që dë të thotë se BDI si prioritet të parë ka infrastrukturën në viset shqiptare.

Edhe kryetari  i komunës së Vrapcishtit  është shprehur i entuziazmuar për punimet që zhvillohen në mbindërtimin e rrugës regjionale, sidomos për pjesën e rrugës që kalon në territorin e Komunës së Vrapcishtit.

Ndryshe,  kjo është java e rrugëve ku partia në pushtet BDI vazhdon të promovojë rrugë të reja dhe të sjellë para qytetarëve edhe projekte që dë të realizohen në vitin 2016.

Zvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Nimetulla Halimi në takim me delegacionin nga qeveria  tha se edhe gjatë vitit të ardhshëm prioritet do të ngelet ndërtimi i Korridorit 8 si korridor pan-evropian, sepse siç tha si, pa një infrastrukturë me standarde evropiane, ne nuk mund të ketë zhvillim të mirëfilltë ekonomik.

“Në periudhën 2014-2015 investimet në këtë koridor kapin shumën prej 393 milion euro, ndërsa gjatë vitit të ardhshëm do të investohen 145 milion euro, ose në përgjithësi periudha 2014-2016 do të kap vlerën prej 540 milion euro, në kuadër të korridorit 8-të”, tha Halimi. Ai më tutje informoi se në infrastruktrën hekurudhore, investime janë mbi 50 milion euro, siç janë hekurudha Kumanovë-Bellanoc me vlerë 39 milion euro, pastaj përgatitja e dokumentacionit teknik për linjën Kërçovë-Lin, apo lidhja me Shqipërinë në vlerë prej 7.7 milion euro, si dhe renovimi i Stacionit hekurudhor në Shkup me vlerë prej 2.6 milion euro”, shtoi Halimi

Delegacioni nga qeveria dhe parlamenti u njoftuan se për autostradën Kërçovë-Strugë, punimet e së cilës kapin shifrën prej 374 milion eurove bëhen me intenzitet të theksuar, 15 për qind e projektit është realizuar, ndërsa autostrada Gostivar-Kërçovë edhe më tutje është prioritet, dhe në këtë moment ka përfunduar projekti i fizibilitetit, është formuar komision ndërministror, për të gjetur mënyrën e realizimit të këtij aksi rrugor prej 42 kilometra.

11091267_831180630297164_356464613_n

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *