Home / Lajme / Maqedoni / Han kërkon zgjedhje të lira dhe demokratike

Han kërkon zgjedhje të lira dhe demokratike

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë Nikolla Poposki, mbrëmë në Bruksel realizoi takim me komisarin evropian për negociata për zgjerim Johanes Han, me të cilin ka biseduar për zbatimin e suksesshëm të masave prioritare dhe organizim të zgjedhjeve të suksesshme në Maqedoni në prill të vitit të ardhshëm.

Siç lajmërojnë nga Brukseli, Han ka qenë i kënaqur nga zhvillimi pozitiv i ngjarjeve në Maqedoni dhe ka premtuar se në rast se zbatohen prioritetet dhe zgjedhjet në mënyrë sa më të mirë, se në atë rast edhe Komisioni Evropian dhe vendet-kandidate të Bashkimit Evropian do të japin mbështetje të fuqishme për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.

“Biseduam rreth të gjitha pengesave që i tejkaluam në suaza të dialogut politik dhe masave që janë marrë, si dhe reformat prioritare në Republikën e Maqedonisë. Mendoj se me atë që deri tani e realizuam befasuam shumë dhe mendoj se do t’ia lehtësojmë detyrën edhe Komisionit Evropian i cili edhe këtë vit rekomandon se është koha të fillojmë me negociata”, theksoi ministri Poposki në deklaratë pas takimit.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë shtoi se prioritetet që janë edhe kusht për rekomandimin e KE-së për Maqedoninë, se vendi është në rrugë të  mirë t’i realizojë dhe në këtë moment të gjithë sytë janë drejtuar drejt realizimit të zgjedhjeve të suksesshme në prill të vitit të ardhshëm, pas çfarë, sipas Poposkit, me siguri edhe pikëpamjet për marrjen e mbështetjes së fuqishme nga vendet-anëtare të BE-së për fillimin e negociatave do të jenë shumë më të mira.

Në pjesën e dytë të bisedimeve të takimit të mbrëmshëm Poposki-Han në Bruksel, ata kanë diskutuar edhe për krizën migruese. Ministri i Maqedonisë thotë se me komisarin evropian kanë konstatuar se ka përmirësime të dukshme në komunikimin me fqinjët tanë, por se kjo çështje do të mbyllet në nivel të Bashkimit Evropian, gjegjësisht me ndihmën e tyre.

Të dy bashkëbiseduesit, në diskutim kanë konstatuar se është më me rëndësi që së shpejti të dakordohet përbërja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), ndërsa në një kohë të duhur edhe të gjindet zgjidhje evropiane për gjendjen mediale në Maqedoni, me miratim të Ligjit për media, sipas shembullit të ndonjë vendi-anëtar të Bashkimit Evropian, për shkak se si vend-kandidat, Maqedonia është e obliguar ta harmonizojë legjislacionin e saj me atë të Unionit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *