Home / Kryesoret / Hapet Qendra për Paqe dhe Komunikim Transkulturor në USHT

Hapet Qendra për Paqe dhe Komunikim Transkulturor në USHT

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, sot mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Qendrës për Paqe dhe Komunikim Transkulturor në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Ademi theksoi se me organizimin e ngjarjeve të këtilla USHT tregon se është një nga institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë planet e të cilit synojnë zgjerimin dhe pasurimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Kjo është arsyeja pse më shumë studentë nga Republika e Maqedonisë dhe shteteve fqinjë zgjedhin USHT-në si një universitet ku do të formësojnë arsimin e tyre të lartë.

„ Sot  marrim pjesë në një eveniment shumë të rëndësishëm, në hapjen e Qendrës për paqe dhe komunikim transkulturorë. Ajo që është veçanarishtë  e rëndësishme  është se në këtë qendër në mënyrë të barabartë marrin pjesë Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Universitetit verior i  Ilinois-it. Formimi i Qendrës për paqe dhe komunikim transkulturorë ka qëllime globale. Aktivistët e saj nuk do të punojnë në mënyrë lokale, nuk do të fokusohen vetëm për të përmirësuar komunitetet e tyre. Madhësia dhe nevoja për krijimin e organizatave të tilla, është që të punohet në forcimin e vlerave pozitive, në promovimin e paqes në nivel botëror. Me rëndësi të veçantë është se në këto vlera do të arrihet me gjënë më të fuqishme që posedon njeriu – arsimimi“, tha Ademi.

Ministri theksoi se në funksionimin e Qendrës janë përfshirë studentët, profesorët dhe aktivist të tjerë, të cilët do të kenë qasje në burimet për të menaxhuar në mënyrë efikase me konfliktet, përmes të cilës do të mund të punohet për sigurimin e paqes globale dhe prosperitetit ekonomik.

„ Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbështet iniciativat e këtilla qëllimi i të cilëve është që të rinjtë të përmirësojnë e avancojnë arsimimin e tyre, veçanërisht kur atë që do të mësojnë do të ju mundëson bashkëpunim ndërkulturor dhe forcim të vlerave në sajë të cilëve do të ruhet paqja si e mira më e madhe e së tashmes“, tha Ademi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *