Home / Lajme / Rajon / Haradinaj:Po duan të na kthejnë Serbinë në Kosovë

Haradinaj:Po duan të na kthejnë Serbinë në Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë në Gjilan se Kosova është e gjithë qytetarëve, edhe e serbëve të Serbisë por Serbia nuk mund të vendos për Kosovën.

Ai tha se Kosova është bërë vendi më i korruptuar dhe më i pa zhvilluar ekonomikisht.

“Kanë arrestuar nënë të fëmijëve vetëm të na frikojnë neve por po gabojnë këta siç kanë gabuar edhe më parë të tjerët sepse nuk mundesh shqiptarët t’i detyrosh me zorë për të pranuar diçka të keqe për vendin e vet. Kosova është e gjithë qytetarëve edhe e serbëve të Serbisë por jo e Serbisë dhe Serbia nuk mund të vendos për Kosovën. Nga Gjilani po e forcojmë një porosi se marrëveshjet nuk kalojnë”, tha Haradinaj.

Sipas tij, Mali i zi po thotë që nuk do tokën e Kosovës, kurse qeveritarët tanë po duan përsërit të ua japin.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *