Home / Kryesoret / Harisi nga Maqedonia kërkon azil në Suedi: Jam homoseksual!

Harisi nga Maqedonia kërkon azil në Suedi: Jam homoseksual!

Ai është 22 vjeçar, dhe sipas shumë mediave suedeze ka jetuar në vendin më homofobik të Ballkanit, Maqedoni. Harisi ka shkuar të jetojë si azilant para në viti në Suedi, pasi është homoseksual dhe si i tillë, nuk mund të jetonte në vendlindje. “Njëherë i fshehur, tani i hapur,” thotë ai për median gjermane bento.de, përcjell Bota sot. Harisi kishte shkruar edhe një artikull për gazetën pa pagesë me miliona lexues, Metro në Suedi.

“Në Maqedoni kisha frikë dhe nuk isha vetëvetja,” thotë 22 vjeçari. “Në Shkup komuniteti LGBT është sulmuar disa herë, por agresorët nuk janë arrestuar asnjëherë nga policia.” Harisi vjen nga një familje shqiptare muslimane, ndërsa tani ka gjetur veten në Suedi duke bashkëjetuar me të dashur suedez, gjithashtu punon si kërcimtar dhe fotomodel. “Më duket sikur kam rilindur,” thotë ai për portalin gjerman.

Babai: Nuk kam më djal

Pasi artikulli i tij ishte lexuar nga të afërmit në Suedi, u ishte dërguar edhe familjarëve të tij në SHBA dhe Maqedoni, ku reagimet kanë qenë të ashpra. “Nuk kam më djal. Sikur ta dije se ai është homoseksual, do e vrisja prej ditës kur ka lindur,” thotë babai i tij. Atë e kanë “këshilluar” edhe nëna dhe motra e tij, 14, që të gjejë një grua dhe të mos jetojë i vetëm. Momentalisht ai nuk ka kontakte me familjarët.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *