Home / Lajme / Botë / Holandë, 3 muslimane dëbohen nga parku zbavitës për shkak të faljes së namazit

Holandë, 3 muslimane dëbohen nga parku zbavitës për shkak të faljes së namazit

Tre gra muslimane që, së bashku me anëtarët e familjes, vizituan parkun zbavitës për fëmijë në Dongen të provincës së Brabantit Veriorë në Holandë, u dëbuan për shkak të faljes së namazit brenda parkut zbavitës, raporton Anadolu Agency (AA).

Siriani Bilal Salam, i cili ishte së bashku me muslimanet, publikoi një video në rrjetet sociale, ku shihet qartë se si tri gratë muslimane thjesht dëbohen nga parku zbavitës. Ai nën video shkroi se para se të shkonin në parkun zbavitës kishin bërë rezervime, por gratë muslimane nuk u lejuan të hynë.

Punonjësit e parkut thanë se nuk kanë asnjë problem me muslimanët, por kërkuan që gratë me mbulesa, të largohen nga parku, sepse ata u lutën aty, që sipas tyre, kjo konsiderohet si sjellje radikale.

Muslimanet ju ankuan stafit menaxhues të parkut zbavitës për incidentin duke theksuar se janë ndierë të diskriminuara dhe të lënduara.

Stafi menaxhues më vonë u përgjigj se personat në fjalë u larguan, sepse ata brenda parkut kishin kryer namazin, duke theksuar se ky vend nuk është parashikuar për aktivitete të tilla fetare.

Ndërkohë, në Holandë burka nuk është e ndaluar, por ekziston mundësia që së shpejti në vendet publike të ndalohen veshjet që mbulojnë të gjithë fytyrën.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *