Home / Kryesoret / Ibrahim Kelmendi akuzon Xhavit Halitin e Azem Sylën për vrasjen e Ilir Konushevcit!

Ibrahim Kelmendi akuzon Xhavit Halitin e Azem Sylën për vrasjen e Ilir Konushevcit!

Ibrahim Kelmendi, një nga udhëheqësit e LPK-së dhe ish bashkëpunëtor i ngushtë i Azem Sylës dhe Xhavit Halitit, me veprim dhe punë në emigracion- kryesisht Gjermani dhe Zvicër, personalitet ky i cili jo rrallë është përmendur edhe si implikuar në atentatin kundër Jusuf Gërvallës, sot ka bërë akuza të rënda ndaj Xhavit Halitit e Azem Sylës.

Lexojeni të plotë opinionin e Kelmendit:

Në bashkëbisedim me Baton Haxhiun (Klan K, Zona B, 22.12.2015) u plasuan një mori (dez)informatash. Këtu do të komentoj disa prej tyre.

Qysh në fillim po shpreh keqardhjen për profesionalizmin e Baton Haxhiut, i cili kësaj radhe ndihej i ngazëlluar nga kryeheroi i tij, prandaj nuk i përmbante dot kontradiktat, herë duke i kërkuar të thoshte emra konkret, herë të mos i thoshte…
Xhaviti dhe Batoni sikur nënçmuan audiencën për injorante; e pandehnin se ajo nuk kishte fare informacion për zotësinë e shërbimeve jugo-sllave dhe serbe që të vrisnin armiqtë e tyre. Pra, sipas Xhavitit dhe Batonit na rezultoi se ato shërbime nuk ishin në gjendje të vrisnin supermenat Xhavit dhe eksponentët që u përmenden në këtë bashkëbisedim.

Kësaj radhe Xhaviti përzgjodhi taktikën që të mos me apostrofoi konkretisht, me emrër e mbiemër, si njërin nga ata që qenkam përpjek ta vras ate, bile se u kam paguar 250 mijë Euro individëve që është dashur ta vrasin, siç e ka thënë para disa kohëve, kur Xahviti e ka dorëzuar denoncimin në prokurori në Prishtinë.

PËRSE TANI KY ZHURMIM ALARMANT I XHAVIT HALITIT?

Me gjasë Xhavitin e alarmoi njoftimi që bëri para ca ditësh Milaim Zeka, se Gjykata speciale paskësh si lëndë edhe vrasjen e Iliri Konushevcit, për çka po hetohet Xhavit Haliti. Druaj se nuk do merret me atë vrasje, meqë vrasja ka ndodhur në Republikën e Shqipërisë.

Për ata që nuk kanë qenë pjesëtarë të strukturave udhëheqëse të Lëvizjes, po i informoi tani e këtu se unë kam ngritur dyshimin menjëherë nda Xhavit Halitit dhe Azem Sylës, sapo ka ndodhur vrasja e Ilirit. Dhe ndaj ngritjes se atij dyshimi Xhaviti paskësh fjetur në mbledhje, për të injoruar akuzat e mija, të bëra me shkrim dhe të dorëzuara për t’iu bashkangjitur protokollit të asaj mbledhjeje të Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së.

Brenda disa ditëve që marrë vesh se vrasësit e Iliri Konushevcit dhe Hazir Malës ishte Besim Demiri, me vëlla e shokë të tij, të Tropojës. Vrasësi Demiri ishte atëherë shofer i kryeshefit të policisë në Bajramcurr. Dhe ndodhi zbulimi i tyre për shkak se në pusinë që kishte zënë Besim Demiri në Qafë të Malit (rrugëtimi gjarpëror për në Bajramcurr) ishte plagos vëllai i Besimit, i cili vdes gjatë transportimit për në spital të Bajramcurrit.

Motivi plaçkitës qe përjashtuar si mundësi, meqë Ilirit nuk i ishin marrë as të hollat që kishte në xhep.

Unë, duke ditur për sabotazhat dhe komplotet e deriatëhershme kundër UÇK-së nga ana e Xhavit Halitit dhe Azem Sylës, qysh atëherë shfaqa dyshimin se Besim Demiri mund të ishte paguar nga Xhaviti dhe Azemi të vras Ilirin. Këtë dyshim ma pat sforcuar edhe “sygjerimi” që kryeministri Fatos Nano i kishte dhënë Kryeprokurorit që ajo vrasje të mos hetohej, me arsyetim se mund të vriteshin mes tyre shumë “kosovarë”, si pasojë e hakmarrjeve.

Unë vazhdimisht jam angazhuar në Tiranë që ajo vrasje të hetohet. Por hetimi është sabotuar nga personalitete që Xhaviti i kishte vjamosur me parat e grumbulluara si ndihma për UÇK-në, por të shpërdoruara e të përvetësuar nga Xhavit Haliti, Azem syla dhe ndojë tjetër argat i këtyre kry-komplotistëve.

DATA E THEMELIMI TË UÇK-së

Xhavi Haliti (dez)informoi se UÇK-ja na qenesh formuar me 17.11.1994 nga ai dhe disa bashkëveprimtarë të tij. Vepron kështu i kompleksuar se nuk ka qenë pjesëmarrës i Mbledhjes se 4-tërt, e mbajtur në verë të vitit 1993 në Prishtinë, ku është marrë vendimi për formim të forcës se armatosur. Ndoshta Xhaviti shpërdoron mbajtjen e një mbledhjeje të Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së, dega j.V., mbajtur në fund të vitit 1994, ku është marrë vendim për formim të Sektorit të rëndësisë se veçantë dhe për shkak të konspiracionit Kryesia është autorizuar për caktimin e anëtarëve të atij Sektori. Pra, ishin vendime që merreshin për të konkretizuar vendimin që kishte marrë Mbledhja e përgjithshme në Prishtinë në vitin 1993.
Për ato zhvillime ka shumë dëshmitarë, ka procesverbale dhe incizime të mbledhjeve, që një pjesë ruhen në arkivin e Shtetit në Tiranë dhe një pjesë tjetër ruhet nga disa individ të Lëvizjes.

Këtu më poshtë janë disa pjesë të rrëfimit të Xhavit Halitit në tv Klan.

Haliti, i ka dhënë me iniciale të gjithë ata që kanë dashur ta ekzekutojnë si dhe momentet i ka përshkruar shkurtazi:
“Në vitin 1999 kemi shkuar në Dajt me Jakup Krasniqin F,N, B.D kanë dhënë urdhër për të më vrarë, njëri ka qenë çun i vëllait të mikut im. F.N-ja e ka sabotuar aksionin”.

“A.A , A.S, B.M , F.E në vitin 2000 në Prishtinë, gjoja për hakmarrjen e Ilir Konushevcit se unë kam faj për vrasjen e Ilirit, kanë dashur të më vrasin”.

“Njëri nga prestarët e grupit ka informuar një shërbim mik tonin dhe ata më kanë larguar prej Kosovës për disa ditë dhe është heshtë”.

“Angazhimi i dytë është i një grupi kriminal nga Peja dhe Llapi. E ka prokuroria këtë çështje. Është një grup që e ka drejtuar A.S. dhe F.E. që e kanë pasur për detyrë të më ekzekutojnë me urdhër nga shokët e mi ose më mirë ta them ish shokët e mi”.

“Unë jam grindavec nganjëherë në qëndrimet e mia në çfarëdo debati”.
“Unë kurrë kurrë në jetën time nuk e kam menduar dhe nuk do të mendoja se dikush nga ata që kemi ngrënë se bashkë do të donte të më eliminoj”.

“Do t’i përmendi vetëm inicialet që ata t’i kruajnë veshët, ndoshta më vonë do të dalë edhe me emra”.
“7 nëntor 1985, kanë dashtë me më vra, Xhavit Kuçi, Bashkim Qerkini, Nazim Bllaca 1990 në Cyrih, atentat i organizuar nga UDB-ja me urdhër të Millosheviqit, me arsyen se kemi bërë plan për ta vrarë Millosheviqin”.

“199, Zoki, protagonist i rëndësishëm i UDB-së, njëri nga udhëheqësit e UDB-së në Kosovë kanë organizuar një takim me bindjen që unë të dalë të – inicialet janë S.K nga Prishtina”.

“Paris, 1999 në konferencën e Rambujesë më ka thirrur Fatos Klosi i informuar nga shërbimet mike më ka thënë se ta lëshoj takimin më herët se kanë organizuar atentat ndaj teje. Në makinë kanë qenë Naim Muja, Shaip Muja, Hashim Thaçi dhe Bilall Sherifi, ata i ka nuhat Bilall Sherifi afër kullës së Ajfelit. Me makinën që ma kanë sjellë kam shkuar në Romë e nga Roma në Tiranë”.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *