Home / Lajme / Maqedoni / Illy Caffe edhe në Tetovë

Illy Caffe edhe në Tetovë

“Illy Caffe” një brend I njohur italian i kafesë kohëve të fundit gjen përdorim edhe në kafeteritë e Tetovës. Për kualitetin, mënyrën më të mirë të përgaditjes së Illy Caffe na flet Darko Cuturic njohës me një përvojë shumëvjeçare në industrinë e Illy Caffe. Illy Caffe është e pranishme në më shumë se 180 shtete në mbarë botën, përfshirë edhe Maqedoninë. Në një event prezantimi të “Illy Caffesë” që u organizua në “M House” u fol rreth tradiës, historikut, dhe përgaditjes sa më cilësore të këtij brendi kafeje.

“Sonte jemi në Tetovë në kafenenë M Hause, një nga lokalet më të mira në Tetovë, që të prezantojmë kompaninë illy, e cila është e njohur pë rata që pijnë kafe.Qëllimi i ardhjes sonë është që prezantojmë se si duhet të bëhet një kafe e mirë.Poashtu sonte prezantojmë para të gjithëve se ku është dallimi mes illy kafesë dhe të tjerëve dhe si të njihet ky dallim”, tha Cuturic.

Në ndërkohë Nebi Mustafi në fjalën e tij u shpreh shumë se ndjehet i privilegjuar dhe është nder për të që një nga njohësit më me përvojë në përgaditjen e “illy Caffes” kishte zgjedhur lokalin e tij për të prezantuar këtë brend mbarëkombetar të kafesë, dhe për të ndarë përvojat e tij me ne.

Ndryshe kafeja është bërë rutina më e domosdoshme për njerëzit, shumë persona nuk mund të fillojnë ditën pa e pirë kafen e mëngjesit.(Jetmir Bajrami)Tv Koha

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *