Home / Kryesoret / Inva Mula koncert në Tetovë

Inva Mula koncert në Tetovë

Në kuadër të manifestimit “Tetova feston Nëntorin”, para publikut tetovarë ka perforumuar sopranoja shqiptare Inva Mula në Tetovë, koncert ky që është realizuar nën patronazhin e kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.Në këtë koncert që është mbajtur në Qendrën për Kulturë në Tetovë, Inva Mula është përcjellë nga orkestra simfonike nga Tirana.Manifestimi është organizuar nën patronazhin e kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi. “Mbrëmë në sallën e Qendrës Nacionale për Kulturë në Tetovë, zbriti në skenë sopranoja me renome ndërkombëtare Inva Mula. Me një auditorë të mrekullueshëm, në një sallë të stërmbushur me njerëz zbarkoi magjia e zërit të sopranos të mirënjohur dhe aq të dashur për publikun tetovarë”, ka thënë Arifi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *