Home / Kryesoret / Ivanov thotë se rasti I Kumanovës ishte sulm terrorist ndaj Maqedonisë

Ivanov thotë se rasti I Kumanovës ishte sulm terrorist ndaj Maqedonisë

Në fjalimin vjetor rreth 45 minutësh përpara deputetëve, Presidenti Ivanov anashkaloi plotësisht aferën e përgjimeve si shkaktar kryesor i krizës politike por tha se sjellja e papërgjegjshme e politikanëve, sidomos opozitës, nxiti krizën më të thellë në vend.

“Si pasojë e mungesës së përgjegjësisë politike e pranuam “Marrëveshjen e Përzhinës”. Pranuam marrëveshje mes liderëve të partive politike të cilëve nuk u mjaftoi rendi kushtetues për tu takuar, të ulen dhe të merren vesh. Në vend të institucioneve të shtetit, ata shkuan në vende të tjera dhe formate të tjera. Do të përmbahem nga komentet shtesë, por do ta them vetëm këtë: vendimi ishte i tyre, përgjegjësia për Përzhinën iu takon atyre. Ata që morën obligimin duhet ta përmbushin”, tha Gjorge Ivanov, President i Maqedonisë.

Sjellja e papërgjegjshme e partive politike sipas Ivanovit u reflektua edhe në proceset euro-atlantike. Megjithë problemet e brendshme, Ivanov kërkoi nga faktori ndërkombëtar që ta mënjanojnë arsyen kryesore për krizat e fundit politike, gjendjen status quo në integrimet e vendit. Pjesën më të madhe të fjalimit, Ivanoi ia kushtoi gjendjes së sigurisë dhe kërcënimeve ekstremiste nga jashtë. Duke folur për ngjarjet e Kumanovës, Ivanov tha se kishte parandaluar sulme të ngjashme si në Paris, duke i konsideruar ato kryekëput terroriste.

“Më 9 maj, rendi dhe qetësia në Kumanovë u cenua nga ekstremistë dhe terroristë të cilët erdhën ta prishin paqen, bashkëjetesën, demokracinë dhe rendin në Maqedoni. Deshën ta prishën integritetin territorial dhe ta destabilizojnë shtetin. Qytetarët duhet ta dinë se me aksionin në Kumanovë penguam sulme të koordinuara terroriste në shumë qytete të Maqedonisë. Penguam masakra dhe gjakderdhje siç ndodhën në Paris kohë më parë”, u shpreh Gjorge Ivanov, President i Maqedonisë.

Sipas Ivanovit Maqedonia mbetet e kërcënuar nga rreziqet nga jashtë, ndërkohë duke folur për shtetasit e Maqedonisë që luftojnë në Siri dhe Irak, ai tha se duhet ti ndihmohet BFI-së me qëllim që të parandalohet radikalizmi i individëve të izoluar ekstremistë. Ivanov kritikoi BE-në për dështimin në menaxhimin e krizës së migrantëve, ndërkohë lavdëroi institucionet e vendit se me sukses janë përballë me këtë sfidë. Presindeti Ivanov, si prioritet kryesore për vitin 2016 tha se duhet të jetë shteti funksional që do ta ruante qetësinë dhe rendin publik, që do të kujdesej për sigurinë dhe mbrojtjen, dhe krijonte kushte për sundimin e ligjit. Ivanov kritikoi mediat, të cilat sipas tij janë degraduar, ndërkaq sa u përket zgjedhjeve në pranverë tha se duhet të shmanget çdo gabim pasi ato do monitorohen nga afër.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *