Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov: Urime për Malin e Zi, NATO t’i respektojë edhe detyrimet e ndërmarra për anëtarësimin e Maqedonisë

Ivanov: Urime për Malin e Zi, NATO t’i respektojë edhe detyrimet e ndërmarra për anëtarësimin e Maqedonisë

Aleanca vazhdimisht referohet se duhet të respektohet e drejta ndërkombëtare dhe të gjitha detyrimet e ndërmarra. Mendoj se kjo ka të bëjë edhe me Maqedoninë, theksoi presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili sot dërgoi urime deri te Mali i Zi, i cili mori ftesë që të bëhet anëtarja e 29-të fuqiplotë e NATO-s.

“Nuk mundemi akoma të vazhdojmë me atë se bëhet fjalë për vendim politik, i cili është marrë në Samit, ndërsa kemi aktvendim, i cili duhet të plotësohet”, theksoi Ivanov, i cili mëngjiesin e sotëm në bisedë telefonike me presidentin e Malit të Zi, Fillip Vujanoviq dhe në emër të qytetarëve të Maqedonisë ka dërguar urim për ftesën e marrë për anëtarësimin në Aleancë.

Presim, nënvizoi presidenti Ivanov, që Aleanca ta ketë parasysh gjithë atë që është realitet i ri dhe gjithë atë që deri më tani Maqedonia e ka realizuar në rrugën e anëtarësimit të saj në NATO.

“Ne si vend i këtij rajoni gëzohemi për çdo sukses të çdo vendi, për shkak se suksesi i çdo vendi kontribuon drejt stabilitetit dhe sigurisë së gjithë rajonit tonë. Megjithatë, duhet të kihet parasysh se Maqedonia që moti i ka plotësuar të gjitha kushet, që janë parashikuar për anëtarësim për NATO-n, por për shkak të bllokadës nga fqinji ynë jugor ende jemi në gjendje status kuo”, theksoi presidenti Ivanov.

Për të gjitha këto në periudhën e kaluar, përkujtoi se ka informuar shumë burrështetas botërorë, me të cilët ka realizzar takime. Në të gjitha këto takime janë shprehur pasojat nga bllokadat dhe gjendja status-kuo, në të cilën ndodhet Maqedonia.

Gjendja në botë dhe në rajonin tonë, konsideron ai, tregon në akte gjithnjë e më të shpeshta, tregojnë se kriza e refugjatëve dhe e migrantëve e prishin sigurinë në mbarë rajonin tonë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *