Home / Kryesoret / Ivanovi mban peng ambasadorët shqiptar

Ivanovi mban peng ambasadorët shqiptar

I vetmi ambasador shqiptar i Maqedonisë në vendet e jashtme është Naim Memeti në Kopenhagë të Danimarkës. Në shtatë ambasada të tjera që sipas marrëveshjes së koalicionit qeveritar ju takojnë përfaqësuesve shqiptarë, vendi i ambasadorit është i zbrazët tashmë për një kohë të gjatë.

1.Boshnjë dhe Hercegovinë (Sarajevë) – Pa ambasador
2.Zvicër (Bern) – bilateral – Pa ambasador
3.Zvicër (Zheneva) -multilaterale (Misioni i OKB-së në Gjenevë) – Pa ambasador – Ekrem Ebibi kandidat për ambasadën në Zvicër që i ka kaluar të gjitha filtrat por nuk dekretohet nga presidenti.
4.Poloni – Varshavë – Pa ambasador
5.Katari – Doha – Pa ambasador (për një kohë shumë të gjatë)
6.Norvegji – Oslo -Pa ambasador (Pa ambasador)
7.Franca – Paris – Pa ambasador (Pa ambasador)
8.Danimarkë – Kopenhagë – Ambasador shqiptar, Naim Memeti.

Ushtrues detyre të ambasadorit shqiptar ka vetëm në Zvicër. Shkas për mos propozimin e kandidatëve besohet të jenë konflikti mes BDI-së dhe Ivanovit pasi dekretimi i ambasadorëve është në duart e presidentit të cilin nuk e njeh partia e Ahmetit. Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Popovski sot tha se kjo pritet të zgjidhet por nuk duhet t’i jepet karakter etnik.

“Shpresoj që në një periudhë të shkurtër do të gjejmë zgjidhje sepse çdo vend i lirë i shefit të konsullatës ose përfaqësimit jashtë vendit është në njëfarë mënyre hendikep edhe për vendin sepse nuk mund të arrijmë maksimumin. Ajo që dua të them është që në asnjë mënyrë nuk duhet që këtij problem t’i jepet karakter etnik sepse nuk ka të tillë kurse shpresoj që me mundësinë e emërtimit të shefave në ata përfaqësi do të absorbohet edhe kjo pyetje dhe mendoj që është në interes edhe të ministrisë edhe të komisionit parlamentar është që kjo të ndodhë sa më shpejt”, deklaroi Nikolla Popovski, Ministri i Jashtëm.

Ndryshe, Maqedonia ka një konsull gjeneral në Nju Jork të përkatësisë etnike shqiptare kurse Oliver Kërliu, njeriu i dytë në misionin e Maqedonisë në Uashington në postin e ministrit këshilltar nuk flet shqip. Në pranverë, Ministria e Punëve të Jashtme hapi konkurs për 20 vende të reja diplomatësh për përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Maqedonisë nëpër botë asnjë nga kandidatët nuk është përzgjedhur. Maqedonia asnjëherë nuk ka pasur ambasador shqiptar në Kosovë ose Shqipëri madje as në ShBA, atje ku është e koncentruar një pjesë e madhe e diasporës shqiptare.

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *