Home / Kryesoret / Izet Zeqiri: Helmi ndikon në uljen e intelegjencës dhe vonesën mendore. PROTESTO

Izet Zeqiri: Helmi ndikon në uljen e intelegjencës dhe vonesën mendore. PROTESTO

Ish deputeti i RDK-së Izet Zeqiri ka reaguar sërish ashpër ndaj helmimit të Tetovës duke sjellur të dhëna shkencore se sa i dëmshëm është helmi për intelegjencën njerëzore. Sipas hulumtimit që ka sjellur Zeqiri helmi  ndikon në uljen e intelegjencës dhe ndikon në vonesën mendore, transmeton TetovaSot

“Qeveria duke mos marë masa të shpejta kundër ndotjes dhe helmimit në Pollog na godet në intelegjencë (IQ) dhe sistem nervor. Ekspozimi i një popullatës në helmime të vazhdueshme drejtëpërdrejtë krijon pasoja të papara te fëmijët dhe organizmin e njerëzve të rritur. Helmet ndikojnë drejtëpërdrejtë tek fëmijët në ZHVILLIMIN E INTELEGJENCËS (IQ) dhe në vonesat mendore. Toksiciteti i helmit dhe i ndotjes ndikon në sistemin nervor periferik, aksonet motorike etj. Pasojat e helmimit janë:
(a) Një rritje e rëndësishme e numrit të fëmijëve që kanë rezultate të dobëta në shkollë, të cilët nuk mund të kontribuojnë plotësisht në shoqëri kur rriten; (b) rritje e diferencës në arritjet socio-ekonomike mes vendeve me nivele të larta e të ulëta të ekspozimit të popullsisë si pasoj e helemeve. (Landrigan et al., 1975b; Needleman et al., 1979).” ka shkruar Zeqiri. 

Ndryshe nesër paralajmërohet bllokim i rrugëve dhe të Premten protesta masovike për ajrin e ndotur.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *