Home / Kryesoret / Jahjaga priti oficerin Hoxha i shpërblyer me “Shpatën Ndërkombëtare” në Britani

Jahjaga priti oficerin Hoxha i shpërblyer me “Shpatën Ndërkombëtare” në Britani

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneral lejtnant Rrahman Ramën dhe tre kadetët oficerë të FSK-së të cilët u shkolluan në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst (RMAS), në Britani të Madhe, Ismajl Hoxha, Fitore Fazliu dhe Besfort Kruma, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidentja Jahjaga në veçanti e përgëzoi komandantin e FSK-së, gjeneral lejtnant Ramën, për suksesin që ka arritur oficeri Hoxha gjatë studimeve një vjeçare në RMAS dhe nderimi i tij me Shpatën Ndërkombëtare (Overseas Sword), shpërblim ky i cili i jepet kadetit më të mirë të huaj dhe dorëzohet nga Lartmadhëria e Tij, Princi Charles i Uellsit.

“Shpërblimi i oficerit Ismajl Hoxha, me ‘Shpatën e nderit’ si studenti më i mirë i Akademisë Mbretërore Ushtarake të Britanisë është porosi e qartë për të ardhmen e ndritshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Nderimi i oficerit Hoxha është vlerësim shumë i rëndësishëm jo vetëm për të edhe për institucionin e FSK-së edhe për Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Presidentja Jahjaga porositi se suksesi i oficerit Hoxha, është motiv shtesë për angazhim edhe më të madh të gjithë oficerëve të tjerë të FSK-së.

Më 11 dhjetor, kadeti i FSK-së, Ismail Hoxha arriti të bëjë atë që kurrë më parë, asnjë oficer kadet nga cili do shtet i Ballkanit Perëndimor nuk e kishte bërë, duke u nderuar me Shpatën Ndërkombëtare në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, njërën ndër akademitë më prestigjioze për oficerë në botë.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *