Home / Kryesoret / Janë dhënë 4.396 vërtetime për azil të shtetasve të huaj

Janë dhënë 4.396 vërtetime për azil të shtetasve të huaj

Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë vërtetime të reja për gjithsej 4.396 shtetas të huaj, prej të cilëve 1.822 janë të gjinisë mashkullore, 808 janë të gjinisë femërore, 1.388 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 378 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetimi për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë të personavwe të cilëve u janë dhënë vërtetimet, kumtoi sot MPB-ja më të shumët janë shtetasit e Sirisë – 2.314, Iraku – 1.179 dhe Afganistani – 900.

Në periudhën prej 19.06.2015 deri 05.12.2015 në orën 24:00  janë dhënë vërtetime për gjithsej 309.155 shtetas të huaj, prej të cilëve 176.097 janë të gjinisë mashkullore, 48.992 të gjinisë femërore, 67.328 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si edhe 16.738 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetimi për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetimet, më të shumtë janë shtetasit nga Siria 181.378, më pas Afganistani 74.767, nga Iraku 31.569, Irani 6.231, Pakistani 5.416, nga Palestina 2.158, Somalia 1.276, Bangladeshi 1.253, Maroku 1.314, Kongo 514, nga Algjeria 453, Libani 434, Nigeria 279, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.

Në periudhën nga 00:00 deri 24:00 më 05.12.2015 deri te Sektori për azil nuk janë parashtruar kërkesa për njohjen e të drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak  për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e atë drejtës së azilit.

Prej fillimit të dhënies së vërtetimeve deri dje në Sektorin për azil janë parashtruar 82 kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprakisht, me ç’rast 55 kërkesa janë nga shtetas të Sirisë, me ta janë edhe 23 fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, më pas 13 kërkesa nga shtetas të Afganistanit me ta janë edhe 14 fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, tre kërkesa nga shtetas të Pakistanit, nga dy kërkesa nga shtetas të Marokut, Libanit, Palestinës, Algjerisë dhe Irakut (katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin) dhe një kërkesë nga shtetas i Egjiptit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *