Home / Kryesoret / Janeva nuk kalon në kuvend

Janeva nuk kalon në kuvend

VMRO DPMNE votoi kundër propozim- ligjit për shërbimin e prokurorisë publike. Bëhet fjalë për ligj që tanimë kohë të gjatë e kërkon prokuroria speciale që të mund të punësojnë personel ndihmës. Katica Janeva e parashtroi këtë nismë deri te të gjithë deputetët javën e kaluar, por në fund e parashtroi opozita meqë shumica parlamentare nuk shprehu interes për diç të tillë.

Me 54 vota kundër dhe 27 “pro”, Kuvendi i Maqedonisë pak më parë nuk ka pranuar propozimin në procedurë të shkurtuar që të sillet Ligji për shërbimin e prokurorisë publike, i propozuar nga LSDM.Partia opozitare kishte propozuar këtë ligj në mënyrë që t’i mundësohet funksionimi Prokurorisë Speciale, e udhëhequr nga Katica Janeva.“Nëse nuk përkrahet nga shumica, donë të thotë se po hapet dyshim se nuk dëshirojnë të pastrohen gjitha pyetjet në lidhje me përgjimet”, deklaroi Goran Sugareski duke arsyetuar propozim- ligjin.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *