Home / Lajme / Maqedoni / Jolevski: Ftesa për anëtarësim në NATO do të vije shpejt

Jolevski: Ftesa për anëtarësim në NATO do të vije shpejt

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski, deklaroi sot se vendi i ka plotësuar kushtet për anëtarësim në NATO që në vitin 2008, në Samitin e Bukureshtit, por nga shkaku i pengesës tanimë më të njohur nuk mund të marrë ftesë për anëtarësim.

Jolevski i bëri deklaratat pasi u pyet nga gazetarët të komentojë marrjen e ftesës nga Mali i Zi për anëtarësim në aleancën Veri-Atlantike.
“Urojmë miqtë tanë nga Mali i Zi, dhe jemi krenarë për ftesën që morën për anëtarësim në NATO” deklaroi Jolevski.

Ai theksoi se Maqedonia do të do të vazhdojë punën me qëllim anëtarësimin në këtë organizatë.

“Parlamenti të martën solli vendim për dërgim të një kontingjenti të ri ushtarësh (në misionet paqeruajtëse të NATO-s) me çka dëshmojmë se jemi plotësisht të përkushtuar në këtë proces. Jam i sigurt se ftesa do të vijë për Maqedonisë së shpejti sepse ne punojmë në mënyrë intensive” përfundoi Jolevski.

Republika e Maqedonisë që nga viti 2008 zyrtarisht ka plotësuar kushtet për anëtarësim në NATO, por gjatë samitit të vitit 2008 në Bukuresht, nga shkaku i problemit bilateral me Greqinë lidhur me çështjen e emrit, asaj i është vënë veto për anëtarësim. Zyrtarët më të lartë të NATO-s në atë kohë deklaruan se ftesa për Maqedoninë është aktive, dhe në momentin kur të zgjidhet çështja e emrit, vendi do të anëtarësohet në organizatën në fjalë.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *