Home / Lajme / Botë / Kalendari Historik, Edison demonstroi llambën elektrike, Truman shpalli fundin e Luftës së Dytë Botërore

Kalendari Historik, Edison demonstroi llambën elektrike, Truman shpalli fundin e Luftës së Dytë Botërore

Në mesin e ngjarjeve historike që kanë ndodhur në ditën e sotme, Anadolu Agency (AA) ka veçuar:

Në vitin 1719 – Ka vdekur astronomi anglez John Flamsteed, themelues i observatorit kombëtare në Greenwich.

Në vitin 1879 – Shkencëtari amerikan Thomas Alva Edison për herë të parë publikisht demonstroi llambën elektrike.

Në vitin 1911 – Marie Curie fitoi Çmimin e dytë Nobel për Kimi për hulumtimin e elementeve radioaktive. Të parin në vitin 1903 e ndau me bashkëshortin Pierre Curie dhe Antoin Henri Becquerel.

Në vitin 1938 – Në shtetin federal amerikan Indiana, për herë të parë është vendosur testi i alkoolit për shoferët.

Në vitin 1946 – Presidenti i SHBA-ve Harry Truman formalisht shpalli fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Gjithashtu lexo

LSDM: Së shpejti ligj për zgjidhjen e statusit të 3.000 të të falimentuarve

LSDM-ja sot njoftoi se janë hequr të gjitha pengesat dhe se së shpejt do të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *