Home / Lajme / Maqedoni / Katica Janeva hap 14 lëndë për mashtrime zgjedhore

Katica Janeva hap 14 lëndë për mashtrime zgjedhore

Prokuroria speciale me sukses ka mbledhur dëhsmi për 14 lëndë për mashtrime zgjedhore. Numri i lëndëve për parregullsi në zgjedhje mund të rritet dhe për këtë është paralajmëruar informacion shtesë për javës tjetër.

‘’Kemi mbledhur dëshmi dhe është filluar aktiviteti në nivelin e mbledhjes së dëshmive, në këtë fazë ju njoftojmë se janë filtruar disa dëshmi si dhe analiza që janë mbledhur. Në këtë moment në interes të hulumtimit si dhe personave që janë të implikuar në këto lëndë gjatë javës së ardhëshme do të japim informacione shtesë dhe më shumë detaje’’, ka deklaruar zëdhënësja e prokurorisë speciale Lence Ristoska.

Akti padi ka vetëm për rastin Puc që është dorëzuar nga ministria e drejtësisë së bashku me 30 lëndë të tjera për të cilat prokuroria speciale akoma nuk ka marë vendim nëse është kompetente të meret me rastet.

Jashari, Qeveria nuk ka kërkuar që të lëshoj ligjin

Qeveria, parlamenti dhe Ministria e drejtësisë nuk tregojnë se pse nuk vendoset në rend dite ligji për prokurorinë speciale, me cka prokuroria speciale nuk mund të punojë.

‘’Deri më sot akoma nuk kemi informacione nga ndonjë institucion ku të drejtohemi në lidhje me ligjin për të punësuarit në prokurorinë speciale pasiqë ai ligj nuk është vënë në procedurë’’, kështu ka deklaruar ministri i drejtësisë Adnan Jashari duke treguar se nuk është ai që e bllokon këtë ligj të rëndësishëm.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *