Home / Kryesoret / Kënga “Shoqe shkolle” fituese e festivalit Bletëzat 2015

Kënga “Shoqe shkolle” fituese e festivalit Bletëzat 2015

Mbrëmë në sallën e madhe të Pallatit të kulturës në Tetovë u mbajt edicioni i 21 i festivalit për fëmijë “Bletëzat 2015”. Në këtë festival garruan 15 këngë që u interpretuan nga artistë të vegjël pjesmarrës në këtë festival, krahas këngëve garruese për çmime, në skenën e festivalit performuan edhe fëmijët parashkollorë nga çerdhja private REA si dhe trupa e baletit Menada. Të gjithë garruesëve nga ana e organizatorëve ju nda nga një mirënjohje përderisa vlerësimet e këngëve dhe çmimet u ndanë nga ana e jurisë profesionale me në krye muzikologun e mirënjohur nga Shqiperia Zhani Ciko, Besarta Murtezani dhe Teuta Halimi. Korri I fëmijëve që ka përcjellur këngët ka qenë I përbërë nga fëmijë të Shkollës Fillore Naim Frashëri, nën udhëheqjen e profesoreshës Laureta Fetai.

Mysafire ishte edhe fituesja e festivalit të Strugës, Ëmblla Qyrra.

Hapja e festivalit u bë nga drejtori I festivalit Mevaip Abdiu I cili në fjalimin e tij ju dëshiroi mirëseardhje të gjithë pjesmarësve si dhe shprehu falenenderime për të gjithë ata të cilët kontribuan në organizimin e këtij festivali. Pjesmarës në festival krahas shumë personaliteteve nga sfera e kulturës, artit, muzikës, arsimit ishte edhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi e cila në fjalën e saj përshëndetëse theksoi se komuna e Tetovës gjithmonë do të mbështes këto manifestime, dhe se gjithmonë do jemi aty ku janë fëmijët.

Ndrajen e çmimeve për këngët fituese të festivalit e bëri maestro Zhani Ciko ku çmimin “Bletëza më e vogel” e fitoi Unik Kroi, çmimin “Menada Ilire” e fitoi Diellona Veseli, çmimin “Radio Bleta” e fitoi Flakan Asllani, çmimin televizioni Koha e fitoi Vesa Baholli,çmimin “Best Talent” e fitoi Anea Sulejmani,çmimin “Best Hits” e fitoi Isra Durmishi, performanca më e mirë ose vokali më i mirë I festivalit Majsela Kolonja, çmimin e publikut e fitoi Eljesa Selami me 231 vota nga ana e publikut, çmimin orkestrimi më I mirë e fitoi kënga Shoqe Shkolle Albert Cami, çmimin e tekstit më të mirë e fitoi kënga Gjumashi Erolinda Halimi, ndërkaq për fund u ndanë edhe çmimet për tre vende të treta, dy vende të dyta si dhe çmimi I paraë kënga fituese e festivalit. Tre vendet e treta I këngët: Të dua Je Taimë me muzikë të Jona Shaqirit, dhe tekst të Avni Qahilit, Kënga hit dua të jem me muzikë të Drita Rudit dhe tekst te Aulona Kolonjës, dhe këngën e fundit për vendin e tretë e fitoi Altin Cami. Dy vendet e dyta I fituan Vigan Maksuti, dhe Majsela Kolonja me këngën “Ta shëtisim Shqipërinë”, ndërsa çmimin e këngës fituese të festivalit Bletëzat 2015 çmimin e pare e fitoi kënga “Shoqe shkolle” kënduar nga Rona dhe Rozafa. Çminin e publikut e fitoi Eljesa Selami, me këngën Primadona, me autor Avni Qahili.

Festivali Bletëzat tashmë është tradicional dhe ndër të vetmit që ka mbijetuar falë një organizimi të mirëfilltë.Interesimi ndaj këtij festivali ka qenë në nivel të lartë për të marrë pjesë në këtë festival, ndërsa salla e qendrës për kulturë si rallë herë ka qenë e stërmbushur deri në karrigen e fundit.Biletat për këtë festival ishin shitur shumë kohë më përparar para se të fillojë festivali.tv Koha

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *