Home / Kryesoret / Kerry sjell përshëndetjet e Obamës në Prishtinë

Kerry sjell përshëndetjet e Obamës në Prishtinë

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry ka sjellë në Prishtinë mesazhin e presidentit amerikan Barack Obama sipas të cilit SHBA-ja angazhohet fuqishëm për pavarësinë e Kosovës.

Kerry në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në konferencën e përbashkët me kryeministrin Isa Mustafa nuk ka harruar që ta falënderojë kryeministrin për respektin që ia ka bërë me vendosjen e flamurit amerikan si dhe me pritjen që atij i është bërë.

Por Kerry po ashtu ka kërkuar falje për vizitën që ai e quajti “ të shkurtër”, por ka premtuar se në Ksoovë do të vijë sërish.

Ai e vlerësoi këtë takim ndonëse i shkurtës pasi që Kerry do të udhëtojë për në Beograd ku do të takohet me kryeministrin e Serbisë Aleksandër Vuqiq.

Sipas tij takimi me kryeministrin Mustafa dhe zëvendësat e tij Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kanë biseduar për ekonomi, siguri, si dhe për sfidat në Parlamentin e Kosovës.

Kerry ka përmendur si suksese arritjet e Kosovës në fusha të ndryshme.

Numri një i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, në hapje të konferencës ndër të tjera tha:“Patëm nderin e veçantë që ta takojmë sekretarin Kerry, të cilin e njoftova për situatën politike dhe ngjarjet rreth Kosovës. E falënderova për përkrahjen dhe ndihmën që SHPBA po i jep Kosovës. Ndihma ka për borxhet e jashtme, në ndihmën e pasluftës, në përkrahjet dhe ndihmën që USAID japi në Kosovë, në mbështetjen në Policinë e Kosovës, FSK-së, sigurisë në vend, dhe përkujdesjen dhe ndihmën që shteti dhe populli amerikan u dha kosovarëve gjatë luftës. Ne e vlerësojmë shuam përkrahjen që na dhatë në lirinë dhe pavarësinë tonë. Po ndërtojmë shtetin duke e marrë shembull Amerikën. Po punojmë për zhvillimin ekonomik të vendit, për stabilitet ekonomik, për stabilitet në rajon dhe integrimet euro atlantike”, tha në fillim të fjalës së tij, kryeministri Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, sekretarin amerikan të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry.

Sekretari Kerry, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë, u prit me nderime të larta dhe ceremoni shtetërore nga Garda e Nderit e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Duke i uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, kryeministri Mustafa, e falënderoi sekretarin Kerry për vizitën, dhe i shprehu njëkohësisht mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për mbështetjen që SHBA-të kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin për Kosovën.

Kryeministri Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq, kanë zhvilluar takim me sekretarin Kerry dhe delegacionin e SHBA-ve.RTK

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *