Home / Lajme / Maqedoni / Komuna e Tetoves:Përkrahim aktivizmin e vërtetë qytetar, por dënojmë aktet e dhunës duke keqpërdorur fëmijët

Komuna e Tetoves:Përkrahim aktivizmin e vërtetë qytetar, por dënojmë aktet e dhunës duke keqpërdorur fëmijët

Pas protestës të sotme, në të cilën mijëra qytetarë tetovarë dolën që ti thuan JO ndotjes dhe helmimit konstant të cilit për çdo ditë po i nënshtrohen, Komna e Tetovës edhe njëherë shpreh fuqishëm përkrahjen ndaj mesazhit dhe vullnetit të pakontestueshëm të qytetarit në të drejtën e tij elementare për ajër të pastër.

Si edhe dje, edhe gjatë protestës së sotme ishte evidente dëshira dhe tendenca e individëve apo grupeve të caktuara, që në mënyrë të fshehur dhe aspak burrërore të keqpërdorin fëmijët për të shtyrë para agjenda apo ide, që aspak nuk kanë të bëjnë me luftën e qytetarit tetovar për ajër.

Andaj bëjmë apel dhe thërrasim në përgjegjësi të gjithë ata, që në petkun e rrejshëm të ekologjistëve, manipuluan fëmijë të mitur që të hedhin bomba molotovi ndaj objektit të komunës, duke vënë në rrezik jetën e tyre dhe të qytetarëve, që sot me të vërtetë kishin dalë për të protestuar me një ide dhe qëllim shumë fisëm dhe të drejtë.

Komuna e Tetovës gjatë protestës së sotme në shenjë të një përkrahjeje jo vetëm deklerative, gjithashtu siguroi ndihmë teknike dhe ofroi rrymë për organizatorët e protestës duke vlerësuar se lufta për ajër është një luftë e përbashkët, dhe kërkon angazhimin e të gjithë nesh, deri në arritjen e qëllimit përfundimtar.

Mirëpo organizimi dinjitoz dhe i suksesshëm i një proteste si shprehje e vullnetit të qytetarëve,bart me vete përgjegjësi dhe detyra sa ligjore aq edhe morale.

Që në të ardhmen të kemi proteste dhe jo vandalizëm, vullnet të lirë qytetar dhe jo agjenda apo interesa të ngushta klanore të shfryera përmes dhunës, është obligim i joni dhe i gjithë atyre që i janë betuar ti prijnë një lëvizjeje që identifikon vullnetin e popullit, për mos ta zbehur dhe devijuar atë.

Komuna e Tetovës edhe njëherë informon qytetarët se do t’i prijë procesit institucional drejt zgjidhjes përfundimtare të këtij problemi, duke theksuar edhe njëherë se të gjithë kemi nevojë për ajër, por në të njëjtën kohë edhe për qytetari dhe sjellje qytetare.        

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *