Home / Lajme / Kronika e zezë / Konfiskohen fishekzjarre në Tetovë

Konfiskohen fishekzjarre në Tetovë

Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara nga policia e Tetovës për zbulimin dhe sanksionimin me ligj për shitjen e paligjshme të fishekzjarrëve dhe piroteknikëve tjera, dje pasdite rreth orës 16:30 minuta nga tre tezgat e improvizuara të vendosura në sheshin e Tetovës, janë gjetur dhe konfiskuar rreth 4.000 copë të ndryshme piroteknikë, më tepër petardë, njofton SPB-Tetovë.

Tre shitësit nga të cilët janë sekuestruar fishekzjarrët, AA (20), EA (31) nga Tetova dhe CJ (25) nga Sellca, janë arrestuar dhe mbajtur në SPB-Tetovë, dhe më pas janë liruar, por do të përballen me parashtresat e duhura

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *