Home / Kryesoret / Kontesti me emrin, kriza politike dhe e refugjatëve ndikojnë mbi ekonominë e Maqedonisë
Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP), Nebi Hoxha (C), në konferencën përmbyllëse të OEMVP-së për vitin 2015 tha se zhvillimet ekonomike jostabile në botë dhe problemet e brendshme dhe të jashtme të Maqedonisë, do të vështirësojnë skenarin pozitiv të ekonomisë së vendit (Besar Ademi - Anadolu Agency)

Kontesti me emrin, kriza politike dhe e refugjatëve ndikojnë mbi ekonominë e Maqedonisë

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP), Nebi Hoxha, në konferencën përmbyllëse të OEMVP-së për vitin 2015 tha se zhvillimet ekonomike jostabile në botë dhe problemet e brendshme dhe të jashtme të Maqedonisë, do të vështirësojnë skenarin pozitiv të ekonomisë së vendit.

“Jemi në një vit parazgjedhor, kemi krizën e refugjatëve, krizën politike dhe çështjen e emrit. Paralajmërimet edhe të institucioneve vendore dhe ato të jashtme, por gjithsesi sinjalet që na dërgojnë edhe vet bizneset nuk janë optimiste dhe nuk lejojnë hapësirë për të thënë se do të jetë një vit i lehtë dhe frytëdhënës”, deklaroi Hoxha, duke shtuar se rritja këtë vit do të jetë jo më shumë se 3 përqind.

Hoxha duke njoftuar për arritjet ekonomike në vitin 2015 dhe për sfidat në vitit e ardhshëm, tha se viti 2015 nuk ishte një vit që solli ndonjë risi ekonomike dhe ishte një vit i vështirë në krahasim me vitet e mëparshme, pasi që siç tha ai, qeveria e Maqedonisë nuk kishte qasje konstruktive për propozimit e faktorit të biznesit.

Sipas tij, problemet kryesore ekonomike në Maqedoni janë buxheti publik, deficiti buxhetor, vrimat në fondin pensional dhe borxhet e kompanive shtetërore, politikat selektive të investimeve të huaja, përmirësimi i legjislacionit, si dhe infrastruktura. Ai në lidhje me politikat shtetërore sipas tij selektive, tha se anashkalohen investimet e huaja në zonat e lira të pjesës veri-perëndimore të vendit.

“Duke patur parasysh se në 20 zona të lira ekonomike në Maqedoni, kemi mbi 15 mijë të punësuar dhe prej tyre 0 të punësuar në zonat ekonomike të Pollogut. Kjo paraqet një disfavor në nivel proporcional, si dhe ky fakt flet për një mospërfshirje të pjesës së Maqedonisë veri-perëndimore”, tha Hoxha.

Hoxha theksoi se edhe marrëdhëniet fqinjësore ndikojnë në proceset euro-integruese dhe anëtarësimin e vendit në NATO. Këtu, ai përmendi kontestin e emrit me Greqinë, krizën afatshkurte me Kosovën, mos hapjen e terminalit doganro me Jazhincë, marrëdhëniet jo aq të mira fqinjësore me Shqipërinë dhe Bullgarinë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *