Home / Kryesoret / Ahmeti:Shqiptarëve u duhen dy parti

Ahmeti:Shqiptarëve u duhen dy parti

Kreu i integristëve Ali Ahmeti në fjalimin e fund-vitit u shpreh se shtyrja eventuale e zgjedhjeve të 24 prillit do të dridhte stabilitetin e vendit.

“Nuk është mirë të shtyhet afati i zgjedhjeve të dakorduara gjatë marrëveshjes politike pasi një gjë e tillë nuk i kontribuon stabilitetit të vendit. Data e zgjedhjeve është date konsenzuale. Ne kemi detyrim ndaj shqiptarëve të MKD, zgjedhjet e kaluara në një nga shtyllat kryesore që kishim. Anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Shqiptarët duhet të presin shpjegim pse nuk ndodhi ky moment i rëndësishëm për ne? Mundet të këtë mendime të ndryshme, ne mbi shpatullat tona kemi përgjegjësi të themi të vërtetën pse nuk arritëm të realizojmë këtë qellim, marrjen e ftesës për NATO dhe BE!”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Sipas tij kontesti me Greqinë rreth çështjes së emrit që po mban peng integrimin është problem shumë kompleks dhe arritja e një kompromisi është shumë emocional.

“Aty ku ka emocione ka shumë probleme dhe pa ndihmën e ndërkombëtareve ky problem nuk do të tejkalohet. Kriza globale ka ndikime të pakometueshme të angazhimit të miqve tanë ndërkombëtar në tejkalimin e çështjes së emrit: Lufta në Rusi,Ukrainë, Siri e Irak. Me të drejtë është thënë se raste emocionale humbin racionalitetin”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Gjatë fjalimit të tij Ahmeti kundërshtoi idenë e shumë partive politike, kjo sipas tij përçan votën shqiptare. Ndërkohë që u shpreh optimist se subjekti që ai drejton do të jetë fitues i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Ne po përballemi ende me situata të brendshme, shumë parti, shumë lëvizje. Nuk jam egoist, ne në Maqedoni nuk kemi nevojë për dhjetëra parti pasi dobësohemi, në një fshat 5 dasma të bësh, do përçash krushqit pasi nuk do të dinë kë të nderojnë. 2 parti janë me vlerë për shqiptarët, njëra që merr legjitimitetin dhe tjetra qe bën korrigjimin e të parës.Ne si BDI, duhet të pajisemi me njohuritë dhe vizionin e BDI-së për të treguar të vërtetën qytetarëve në këtë vend. Nuk jemi shumë për tu ndarë copa-copa, ne duhet të jemi unik në të gjitha fushat. BDI jo vetëm që është me i forti, jemi të mirë, kemi këto dy vlera të larta. S’ka dyshim pasi për 13 vite jemi fitues të elektoratit shqiptarë, ne do të fitojmë edhe në këto zgjedhje”.

Ahmeti u shpreh se është për zgjedhje te lira dhe demokratike, të pranuara nga të gjithë. Ai premtoi se do të kontribuoj që këto zgjedhje të jenë sipas standardeve.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *