Home / Kryesoret / Kryetari i PDSH-së realizoi takim me Sekretarit e Përgjithshëm të OSBE-së

Kryetari i PDSH-së realizoi takim me Sekretarit e Përgjithshëm të OSBE-së

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi sot në zyrat e OSBE-së në Shkup realizoi takim me Sekretarit e Përgjithshëm të OSBE-së, z.Lamberto Zannier, i cili ishte i shoqëruar nga znj.Mary Albon, Këshilltaree lartë dhe znj.Christel Monodit, Zyrtare për mbështetjen e politikave.Në takim është biseduar për situatën politike në vend, për rrjedhën e zbatimit të Marrëveshjes së2 qershoritk, për zgjedhjet e parakohshme të 24 Prillit dhe monitorimi i tyre, si dhe për cështjen e emrit të vendit.

Pas takimit Kryetari i PDSH-së në prononcimin e tij për mediat deklaroi:

 

“Kisha një takim të rëndësishëm me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, z.Zanier, biseduam për shumë çështje duke filluar prej Marrëveshjet së 14 korikut, zgjedhjeve që i kemi në Prill, monitorimin e këtyre zgjedhjeve, cështjet dhe aspektet e mos-implementimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe mundësia e ecjes përpara në lidhje me çështjen e emrit, apo mosmarrëveshjet që ka Maqedonia me Greqinë”.

Kryetari Thaçi në pyetjen gazetareske lidhur me zërat zërat për një koalicion me BDI-në për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, deklaroi:

“Jam keqinterpretuar dhe janë nxjerrë nga konteksti deklarimet e mia. Nuk ka koalicion me BDI, por propozimi im ka qenë që ne të mundohemi të arrijmë një marrëveshje për një platformë të përbashkët, pasi bashkërisht kemi konstatuar se gjendja e shqiptarëve është shumë e keqe dhe tendencat janë që të shkojë edhe më keq. Përgjigja jo formale e BDI-së ishte negative. Unë isha i vetëdijshëm për atë, prandaj thash që ata duhet të përgatiten që të humbin legjitimitetin prej nesh, ndërsha unë u bëj apel publik të gjithë shqiptarëve që ta mbështetin Partinë Demokratike Shqiptare, platformën e kësaj partie dhe ngadhnjimi mbi BDI-në mos të jetë një fitore e çallamit, por të jetë një dhënie e forcës dhe e legjitimitetit të platformës së Partisë Demokratike Shqiptare. Çështja e dytë që është formale, nuk do të mund çdo ditë dhe çdo orë të polemizoj me keqinterpretimet e veprimeve të mia politike”.

Kryetari Thaçi, sqaroi edhe pjesëmarrjen e tij në tubimin e organizuar me rastin e shpalosjes së përmendores së heroit Aqif Reçanit më 28 nëntor, ku ishte i pranishëm edhe nënkryetari i BDI-së:

“Më 28 nëntor kam pas ftesë prej Këshillit për organizimin e ngritjes së bustit të heroit Aqif Reçani nga ana e fshatit Reçan dhe unë asaj ftese i jam përgjigjur pozitivisht për shkak se Aqif Rexhani, Xhem Gostivari e të tjerët, bëjnë pjesë në të djathtën e sakatuar shqiptare gjatë kohës së “çlirimit” nga partizanët, ndërsa PDSH-ja është një parti e djathtë. Nëse dikush pret që unë të sillem me pa pjekuri politike, nëse aty është dikush tjetër i një partie tjetër, pa marë parasysh se kush është, unë e respektoj normën dhe rreëgullin e zotit të shtepisë të atyrë që na kanë thirur. Dhe e treta nuk ishte ai manifestimi i BDI-së, po të kisha përdorur unë të njëjtin fjalor do të thosha se ishte manifestimi i PDSH-së, për shkak se aty ishte Kryetari i PDSH-së dhe disa pushtetarë të BDI-së. E fundit që dua të them, maksimumin do ta bëj në strukturën që e drejtoj që mos të përsëriten incidente, pa qofshin ato ofendime të kohës së kaluar në raport me oponencën politike. Të njejtën do ta kërkoj edhe prej oponencës politike, për shkak se deshëm apo nuk deshëm unë u apeloj edhe atyre, edhe z.Ahmeti që të jep kontributin më maksimal që ne bashkërisht të kemi një betejë të fuqishme politike, por duke i përmbushur të gjitha premisat e një demokracie të vërtetë. Domethënë ky është sqarimi i ati kualicioni që nuk do të ndodhë”.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *