Home / Kryesoret / Kufoma e gjetur në Strellc është e Donjeta Pajazitajt

Kufoma e gjetur në Strellc është e Donjeta Pajazitajt

Familjes Pajazitaj nga fshati Strellc i Ulët i Deçanit i është kumtuar lajmi i hidhur që ka zbuluar autopsia, se trupi i pajetë që u gjet të enjten pasdite në Bjeshkën e Strellcit është i vajzës së tyre.

Familja shpresonte që kufoma të mos jetë e Donjeta Pajazitajt (24), vajzës që ishte zhdukur pa gjurmë që nga 9 nëntori i këtij viti, përcjell Koha.net.

Disa orë pas zhdukjes familja e ka lajmëruar në Policinë e Kosovës por vetëm të enjten kanë marrë informata nga ky institucion.

Atyre ju është thënë se është gjetur një kufomë pak kilometra larg fshatit të tyre dhe se pas rezultatit të mjekësisë ligjore do të vërtetojnë se a është kufoma e Donjetës.

Të premten, miq e familjarë kanë vizituar shtëpinë e kësaj familje për t’u shprehur ngushëllime.

Gjithashtu lexo

Qytetarët çdo ditë e më shumë revoltohen me pamjen trishtuese të Tetovës{VIDEO}

Qytetarët çdo ditë e më shumë revoltohen me pamjen trishtuese të Tetovë ,ku dhe të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *