Home / Lajme / Maqedoni / Kur Lazim Destani mbështeste Fadil Sulejmanin dhe UT-në në vitin 1994

Kur Lazim Destani mbështeste Fadil Sulejmanin dhe UT-në në vitin 1994

Biznesmeni tetovar Lazim Destani në 21 vjetorin e themelimit të USHT-së ka përkujtuar vitin 1994 kur jepte mbështetje të fuqishme UT-së dhe Fadil Sulejmanit.

Në një fotografi të postuar nga vet Destani shihet ish rektori i UT-së Fadil Sulejmani dhe Lazim Destani në vitin 1994 në Gjermani ku kërkonin mbështetje nga mërgata shqiptare për universitetin.

“Gëzuar 21 vjetori i Universitetit Shtetëror të Tetovës!
Urimet e mia më të përzemërta jua përcjell ju pedagogëve, studentëve, stafit të Universitetit dhe gjithë arsimdashësve.
Rinia është e ardhmja e vendit ndërsa dija, e ardhmja e rinisë.” ka shkruar Destani

Në këtë 21 përvjetor të USHT-së ishte edhe Lazim Destani ku USHT-ja  ua ndau titullin Doktor nderi i shkencave diplomatit amerikan Xhejms Perdju dhe kardiokirurgut shqiptar Prof. dr. Omer Xhemaili.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *