Home / Kryesoret / Kush janë dëshmitarët e parë?

Kush janë dëshmitarët e parë?

Kryeministri Nikolla Gruevski, ministri Financave Zoran Stavrevski dhe ish ministrja e punëve të brendshme Goradana Jankullovasa do të jenë dëshmitarët e parë të propozuar nga ana e VMRO DPMNE-së në Komisionin për përgjimet. Ndërsa si dëshmitarë, LSDM-ja ka propozuar ish drejtorin e Agjencisë për Zbulim dhe Kundërzbulim Sasho Mihajllkov, shefin e kabinetit të kryeministrit Nikolla Gruevski, Martin Protuger dhe ish ministrin e transportit dhe lidhjeve Mile Janakievski. Të 6 dëshmitarët do të duhet t’i paraqesin dëshmitë e tyre nga data 9 dhjetor deri me datën 15 dhjetor, ndërsa nga data 9 dhjetor e deri më 22 janar, anëtarët e komisionit do të duhet të vizitojnë të gjitha institucionet që dyshohet se kanë qenë të përfshira në aferën e përgjimeve. Për VMRO DPMNE-në, këto seanca do të duhet të mbahen me dyer të mbyllura, pasi sipas tyre, këto dëshmi do të ketë edhe informacione të klasifikuara. Ndërsa nga LSDM-ja thonë seme këtë vendim, VMRO-ja synon të fshehë realitetin pasi qytetarët i kanë dëgjuar tashmë “bombat”.

“Do të propozojmë si VMRO DPMNE, 3 persona që do të japim dëshmitë e tyre para komisionit, kryeministrin Nikolla Gruevski, ministrin e financave Zoran Stavrevskin dhe ish ministren e brendshme Gordana Janlkullovska. Mendoj se dëshmitë e tyre do të jenë në interes të komisionit dhe se për dëshmitë e tyre, seanca do të jetë e mbyllur për publikun”, tha Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

“Për ne, kjo nuk është befasi. Ata që kanë fshehin diçka,, duan me çdo kusht ta fshehin. Pa marrë parasysh se çfarë do të vendoset në këtë komision, të dhënat e dëshmitarëve që nuk janë të klasifikuara, do të publikohen. Shihet qartë se VMRO DPMNE-ja nuk do që Marrëveshja e Përzhinos të zbatohet, dhe komisioni për përgjimet ishte një nga kërkesat e LSDM-së dhe bashkësisë ndërkombëtare, me qëllim që të merret përgjegjësi politike nga të gjithë bartësit e funksioneve publike, në momentin kur kanë kryer edhe vepra penale, edhe në momentet kur i kanë përzier përgjegjësitë politike. Zgjedhja është e VMRO DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskit që të fshihen në vrimat e tyre dhe nga vrima do t’i nxjerrin banorët në zgjedhjet e 24 prillit”, deklaroi Petar Shilegov, deputet i LSDM-së.

PDSH-ja nuk do të propozojë dëshmitarë për shkak se kjo parti nuk i beson këtij pushteti dhe nuk është e përfshirë në këtë skandal, sikurse tha deputeti Ernad Fejzullahu. Ndërsa Talat Xhaferi u përgjigj shkurt për gazetarët, se BDI-ja tani për tani nuk e sheh të nevojshme që të propozojë dëshmitarë ose ekspertë. Komisioni për përgjimet do të duhet që deri me datë 22 janar të vitit 2016, të kryej të gjitha vizitat dhe mbledhjen e dëshmive, ndërsa raporti do të duhet të jetë gati deri me datë 29 janar, për t’u vendosur për votim në seancë plenare

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *