Home / Lajme / Kronika e zezë / Lëndohet një fëmijë tetëvjeçarë (VIDEO)

Lëndohet një fëmijë tetëvjeçarë (VIDEO)

Të hënën mbrëma rreth orës 20.00 në rrugën rajonale Tetovë-Pirok, në Pallçisht të Poshtëm, një veturë e tipit “Mercedes” me targa të Tetovës, e drejtuar nga 40-vjeçari, T.A, nga fshati Bogovinë, duke tejkaluar një veturë tjetër ka humbur kontrollin dhe ka dalë në anën e kundërt të rrugës me ç`rast ka goditur një shtyllë elektrike prej betoni.Nga goditja shoferi dhe tetë vjeçari bashkëudhëtar kanë marrë lëndime trupore, janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, nga ku bashkëudhëtari urgjentisht është transferuar për në klinikat e Shkupit, përderisa shoferi është lëshuar nga spitali për shërim shtëpiak.Me urdhër të prokurorit publik ështe kryer hetim në vendngjarje dhe po hetohen shkaqet dhe gjithçka tjetër që ndërlidhet me aksidentin në fjalë, në të cilin aksident dëmi material vlerësohet të jetë diku rreth 100 mijë denarë njofton policia e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *