Home / Lajme / Botë / Lëngu i “artë” kundër kancerit

Lëngu i “artë” kundër kancerit

Kjo përzierje e mjaltit dhe turmerikut është e njohur si “përzierje e artë”. Është e “artë” për shkak të përfitimeve të mëdha shëndetësore, por edhe për shkak të dukjes që përkujton këtë metal të çmuar. Turmeriku (kurkumi) dhe mjalta kanë veti të forta anti-inflamatore dhe antikancerogjene, transmeton Femina.al.

Turmeriku përmbanë kurkumin (përbërës natyral aktiv) i cili ndikon në më shumë se 150 sëmundje të ndryshme.
Si ta përgatisni “përzierjen e artë”?

Përbërësit:
1 lugë çaji nga lëvorja e limonit (e grirë imët);
1 lugë çaji turmerik;
100 gram mjaltë;
2 lugë çaji uthull molle;
pak piper (duke e marrë me gishta);
Përgatitja:
Në një enë përzieni turmerikun, uthullën e mollës dhe piperin. Shtoni lëvoren e grimcuar të limonit dhe mjaltën. Përzieni mirë të gjithë përbërësit deri sa të fitoni një masë homogjene. Masën e fituar vendosni në enë qelqi në frigorifer.
Mënyra e përdorimit:
Një lugë gjelle për çdo mëngjes në stomak të zbrazur. Përbërjen mbajeni në gojë derisa të shkrihet dhe pastaj përpijeni. Prisni disa minuta dhe më pas pini një gotë ujë.
Kjo përzierje i rekomandohet posaçërisht atyre që vuajnë nga hemofilia dhe hipertensioni (shtypja e lartë) pasi që turmeriku zvogëlon rrezikun nga ngjizja e gjakut dhe rregullon shtypjen e gjakut.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *