Home / Kryesoret / Lëshohet në përdorim stacioni i filtrimit në Gostivar

Lëshohet në përdorim stacioni i filtrimit në Gostivar

Sot, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, ministri i Drejtësisë Adnan Jashari dhe deputeti në Kuvendin e RM-së Talat Xhaferi solemnisht e lëshuan në përdorim stacionin e filtrimit në ujësjellësin e Gostivarit.

Në fjalimet e tyre, ministri Nurhan Izairi dhe kryetari i komunës Nevzat Bejta shprehën kënaqësinë që me finalizimin e këtij projekti një herë e përgjithmonë u zgjidh problemi me sigurimin e ujit të pijshëm cilësor për qytetin e Gostivarit dhe vendbanimet përreth.

Vlera e projektit, “Projektimi dhe ndërtimi i stacionit të filtrimit në kuadër të sistemit për furnizim me ujë në Gostivar”, është 123 milionë denarë, kurse mjetet për realizimin e tij i siguroi Qeveria e R. së Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *