Home / Lajme / Maqedoni / “Levizja Nëna & Fëmija” dhe Eco Guerilla: Çdo akt dhune dëmton kauzën tonë

“Levizja Nëna & Fëmija” dhe Eco Guerilla: Çdo akt dhune dëmton kauzën tonë

LETËR E HAPUR QYTETARËVE TË TETOVËS
-me rastin e protestave të organizuara ditën e ejte (17 Dhjetor 2015) dhe të premten (18 Dhjetor 2015)

Duke qenë se tashmë një kohë më të gjatë autoritetet e vendit kanë dështuar t’i japin një fund problemit me ndotjen kancerogjene të ajrit, ne organizatat qytetare “Nëna dhe Fëmija” dhe “Eco Guerilla” kemi vendosur që bashkërisht t’ju thërrasim në protesta.
Protestat e ditës së enjte do kenë karakter të bllokimit të rrugëve për kohë të caktuar, ndërkohë që protesta e së premtes do jetë tubim masiv në sheshin Iliria.
Nevoja për të protestuar është shumë e madhe sepse konsiderojmë që autoritetet tona duhet të dëgjojnë zërin tonë të protestës në mungesë të aftësisë së tyre për të dëgjuar zërin e arsyes.
Ju lutem të keni parasysh që çfarëdo incidenti i shkaktuar në këto dy protesta (por dhe në protesta tjera të ngjashme) do e dëmtojë vet kauzën për të cilën ne (anëtarët e këtyre dy organizatave), por edhe qindra aktivistë punojmë ditë e natë. Çfarëdo përdorimi i dhunës ndaj kujtdoqoftë do tërheqë vëmendjen e opinionit publik vendor dhe ndërkombëtar nga problemi real i ajrit të helmuar, në probleme dhune. Kushdo që mund të ketë ndërmend të shkaktojë incidente gjatë këtyre manifestimeve do i shërbejë vetëm autoriteteve të korruptuara, oligarkëve rusë të Jugohromit dhe të keqes.
Duam t’ju themi qartë e shkurtë se prona publike dhe private nuk guxon të preket nga askush, dhe më e rëndësishmja, POLICIA NUK ËSHTË ARMIKU JONË. Ata janë bijtë e bijat e këtij populli që helmohet çdo ditë, dhe do jenë aty për të garantuar sigurinë tonë dhe mbarëvajtjen e protestave.
Distancohemi nga çdo element joqytetar i protestës së individëve të caktuar që mund të kenë agjenda tjera dhe që do e dëmtojnë dhe pengojnë rrugën tonë drejt realizimit të të drejtave tona njerëzore.
Ju ftojmë që edhe të enjten edhe të premten të protestoni me kulturë, qytetari dhe vetëdije njerëzore.
Këshilli Organizativ i protestave përbërë nga anëtarë të organizatave “Nëna dhe Fëmija” dhe “Eco Guerilla”

Tetovë, 17 Dhjetor 2015

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *