Home / Kryesoret / Lëvizjet ekologjike kërkojnë zgjidhje afatgjate, jo të përkohshme

Lëvizjet ekologjike kërkojnë zgjidhje afatgjate, jo të përkohshme

Lajmi për mbylljen e Jugohromit nuk ndryshon asgjë. Vetëm pas analizimit të vendimit dhe konsultimit me ekspertë do të dilet me qëndrim zyrtar. Kështu kanë komentuar nga EcoGuerilla dhe organizata “Nëna dhe Fëmija”, vendimin që solli Jugohromi që më 31 dhjetor të mbyllet fabrika deri në muajn shkurt kur edhe do të përmirësohen kushtet klimatike dhe do vendosen filtrat.
“Pa e parë atë vendim zyrtar dhe pa e analizuar përmbajtjen e të njëjtit ne nuk mund të japim prononcim publik se Jugohrom do mbyllet nesër. Ajo që është me rëndësi është se ultimatumi vlen dhe të hënën më 28 nëntor në ora pesë të mbrëmjes Tetova iu bashkohet protestave kombëtare në gjithë Maqedoninë dhe do protestojmë përpara qeverisë së Maqedonisë. Nuk jemi të interesuar të shohim zgjidhje të përkohshme duam zgjidhje të përhershme të problemit”, deklaroi Arianit Xhaferi, EcoGuerilla.

“Deri në ditën që Jugohromi do vej filtrat në oxhaqet e tij ne nuk do pushojmë dhe nuk do jemi rehat do e ndjekim situatën dhe do jemi shumë syçelë”, u shpreh Narta Kasa, “Nëna dhe Fëmija”.

Ndryshe vendimi për ndërprerjen e punës së Jugohromit nga vet drejtuesit e këtij metalurgjiku vjen pas protestave dhe reagimeve të shumta të banorëve të Tetovës kundër ndotjes së madhe të ajrit që vlerësohet se vjen pikërisht nga Jugoghromi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *