Home / Lajme / Maqedoni / Liderët në takim

Liderët në takim

Ka filluar takimi i liderëve të partive më të mëdha në vend, për zgjidhjen e çështjes së KSHZ-së. Të parët në klubin e deputetëve arriti lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, duke u pasuar më pas nga opozita shqiptare. Në ndërkohë, në klubin e deputetëve arritën e liderët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. Megjithatë, të pranishëm në klubin e deputetëve janë edhe ndërmjetësuesi belg në bisedime, Piter Vanhoute si dhe ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Xhes Bejli dhe ai i BE-së, Aivo Orav. Çështja për të cilën do të diskutohet ndërmjet tyre, është përzgjedhja e anëtarëve të KSHZ-së, respektivisht 3 ekspertëve të pavarur, në bazë të marrëveshjes së Przhinos. Gjatë hyrjes, asnjë nga liderët nuk është prononcuar për mediat.

Këshilli i Bashkimit Evropian përsëriti shqetësimet rreth situatës politike në vend, veçanërisht krizës politike, mungesës së kompromisit, kthimin prapa në lirinë e shprehjes dhe gjyqësorit si dhe humbjen e besimit tek institucionet shtetërore. Në takimin e sotëm të ministrave të jashtëm të BE-së gjithashtu u theksua rëndësia e zgjedhjeve të prillit të 2016 për të qenë të besueshme në përputhje me standardet ndërkombëtare. Palëve iu bëhet thirrje të sigurojnë një klimë dhe reforma zgjedhore të bazuara te rekomandimet e OSBE/ODIHR. Këshilli thekson rëndësinë e hetimit të detajuar dhe të pavarur si dhe pa pengesë të pretendimeve që burojnë nga skandali i përgjimeve. Nga prokuroria speciale, nga komiteti parlamentar hetimor deri në zbardhjen e përgjegjësive politike të të përfshirëve. Apeli iu bëhet autoriteteve shtetërore që të sigurojnë funksionim të pavarur të këtyre trupave

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *