Home / Lajme / Maqedoni / Lika, Dehari dhe të pakënaqur të tjerë gati të braktisin BDI-në

Lika, Dehari dhe të pakënaqur të tjerë gati të braktisin BDI-në

Funksionarët e lartë të BDI-së, Hazbi Lika, Fatmir Dehari dhe disa emra të tjerë janë në prag të braktisjes së kësaj partie, sidomos pas protestave masive kundër ndotjes në rajonin e Tetovës, dhe heshtjes së kësaj partie.

Një përfaqësues i BDI-së i afërt me grupin e të pakënaqurve theksoi për INA se pakënaqësia po rritet dhe se nuk ka asnjë ndryshim, sa i përket ndrrimit të kursit politik qeveritar, andaj do të pasojnë largimet. “Së shpejti pritet të ndodhë kjo, sepse nuk ka asnjë ndryshim dhe gjërat po rrjedhin njësoj. Nuk ka reforma, nuk ka ndryshime dhe po vazhdon heshtja. Mosreagimi për rastin e ndotjes dhe ndalimi urgjent i ndotësve kryesor apo edhe dorëheqjet për shkaqe morale dhe humane, janë tregues se gjërat nuk do të ndryshojnë”, theksoi përfaqësuesi i BDI-së.  Nuk dihet se grupi i të pakënaqurve a do të kalojë tek subjekti i ri “Uniteti” i udhëhequr nga Gëzim Ostreni. Kohë më parë ishte spekuluar se Lika, Dehari dhe bashkëpartiak të tyre do të braktisin BDI-në, por një gjë e tillë u mohua, pasi që këto persona më pas ishin në shoqërinë e Ali Ahmetit, duke u shfaqur në fotografi të përbashkët. (INA

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *