Home / Kryesoret / Protestuesit mblidhen në qendër të Tetovës, fëmijët na lini të marim frymë

Protestuesit mblidhen në qendër të Tetovës, fëmijët na lini të marim frymë

Nëpër rrugët e Tetovës qindra qytetarë kanë dalë në protestën e organizuar nga lëvizja “Nëna dhe Fëmija” dhe “Eco Guerilla”, duke bllokuar tre hyrje-daljet e qytetit të Tetovës për disa minuta. Protesta organizohet kundër ndotjes alarmente nga kombinati “Jugohrom”, ndërsa protestuesit aktualisht i janë drejtuar qendrës së qytetit. “Duam ajër”, “Jugohrom STOP”, “Nuk kemi planet rezervë”, “Më le të marr frymë”, janë vetëm disa nga thirrjet që mes fishkëllimave dëgjohen dhe shihen nëpër transparentet e protestuesve si rezultat i mosangazhimin të autoriteteve për gjendjen e ajrit në Tetovë. Një ditë më parë Komuna e Tetovës ka ndërprerë mësimin në shkollat fillore dhe ato të mesme si rezultat ndotjes për 20 herë më shumë se sa pragu i lejuar.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *