Home / Kryesoret / LR-PDSH mban Kuvendin e Forumit të Gruas në Çair, Arlinda Mehemtaj kryetare

LR-PDSH mban Kuvendin e Forumit të Gruas në Çair, Arlinda Mehemtaj kryetare

Mbrëmë në Çair kuvendi i degës për Forumin e gruas, zgjodhi kryetarja Prof. Dr. Arlinda Mehmetaj. Kuvendi mbahet në vigjilje të Konferencës republikane të gruas shqiptare. Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH Arben Taravari pasi përshëndeti anëtaret e këtij forumi tha se që nga përgatitja e Statutit të Lëvizjes i cili u miratua në Kongres është vendosur që femra shqiptare të ketë një rol të rëndësishëm në veprimtarinë e Lëvizjes.

“Që nga përgatitja e Statutit menduam që femra duhet të ketë një impakt të rëndësishëm në shoqërinë shqiptare, pasi ajo edhe në qelizën themelore të shoqërisë, respektivisht në familjet tona e ka rolin kryesor, pasi që ajo i edukon fëmijët tanë dhe ajo e krijon përshtypjen si perceptohet një familje prej jashtë”, tha Taravari.

Ai u shpreh i kënaqur nga Kuvendi i Çairit, si njëri prej vendbanimeve në zemër të Shkupit që këtë radhë do të dërgojë përfaqësuese femra të denja për përfaqësim politik të gjithë shqiptarëve në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *