Home / Lajme / Maqedoni / LSDM: Asnjë anketë e porositur nuk mund ta shpëtojë Gruevskin

LSDM: Asnjë anketë e porositur nuk mund ta shpëtojë Gruevskin

Partia opozitare e LSDM-së  reagoi ndaj anketave të  fundit të porositura nga VMRO-DPMNE, ku kjo parti paraqitet si fituese në zgjedhjet e 24 prillit të vitit 2016,.

“Përkrahja e madhe dhe që është në rritje dhe në mbështetje nga qytetarët për LSDM-në dhe për liderin e saj  Zoran Zaev shkakton një ankth të madh dhe reagime paniku reagime te Nikolla Gruevski. Siç reduktohet mbështetja e qytetarëve ndaj Nikolla Gruevski gjithashtu ai ka nevojë për numrat e porositura të sondazheve më të mëdha. As anketa prej  102% nuk ​​do ta shpëtojë Gruevskin për humbjen dhe përgjegjësinë për krimin e përgjithshëm dhe korrupsionit në 10 vitet e fundit”, thuhet në  reagimin e partisë së LSDM-së.

“Gruevski nuk mund të ndryshojë opinionin publik dhe perceptimin e qytetarëve me porositjen dhe  anketat joreale. Qytetarët dinë se çfarë është mendimi i tyre, dhe kjo është lamtumirë krimit dhe korrupsionit të familjes, kushëririt të Mijalkovit dhe kumbarit  Stavreski, lamtumirë ekonomisë së keqe, sociale , politikës arsimore dhe shëndetësore, lamtumirë për emigrimin e të rinjve dhe varfërimin e qytetarëve. Nikolla Gruevski do ta shohë sondazhin e vërtetë më 24 prill, kur do të fitojë një Maqedoni e lirë dhe e begatë”, thuhet mes tjerash në deklaratën e LSDM-së.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *