Home / Kryesoret / LSDM dhe BDI bojkotuan fjalimin vjetor të Ivanovit

LSDM dhe BDI bojkotuan fjalimin vjetor të Ivanovit

LSDM dhe BDI bojkotuan fjalimi vjetor të presidentit të shtetit Gjorge Ivanov. Për LSDM-në Ivanov është president jo-legjitim i ardhur në funksion përmes zgjedhjeve kriminale dhe të falsifikuara. Goran Sugraveskit nga kjo parti theksoi se zgjedhja e Ivanovit për president, nënçmon institucionin president i shtetit. Derisa Ermira Mehmeti e BDI-së ri-përsëriti qëndrimin e partisë së saj  se Ivanovi nuk përfaqëson të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

“Në situatë kur Republika e Maqedonisë është në krizë serioze, Ivanov është vetëm një dëshmitarë i heshtur. Tani është vonë për Ivanovin, të kishte Ivanov vetëm pak guxim njerëzorë, jo politik do të jepte dorëheqje në ditën e nënshkrimit të Marrëveshjes së Përzhinos, apo më pak që mund të bënte do të ishte të largohej bashkë me Nikolla Gruevskin”, deklaroi Goran Sugarevski, LSDM.

“Qëndrimi politik i BDI-së është se ai nuk është president legjitim dhe gjithsesi nuk është president konsensual i vendit, si i tillë nuk i përfaqëson të gjithë qytetarët, të gjithë votuesit dhe të gjitha grupet etnike në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Ermira Mehemti, BDI.

Nga VMRO-ja fjalimin e vlerësuan si konstruktiv, derisa mungesën e LSDM-së dhe BDI-së si mungesë të kulturës politike.

“Mungesa e LSDM-së dhe BDI-së në seancën në të cilën u paraqit presidenti Ivanov vlerësojmë si mungesë të kapacitetit për dialog politik dhe si mungesë të kulturës politike ndaj institucioneve shtetërore”, deklaroi Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.

Gjatë seancës ndonëse morën pjesë përfaqësuesit e PDSH-së, ata nuk u prononcuan për mediat për të komentuar fjalimin e Ivanovit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *