Home / Kryesoret / Maqedoni, policia me apel për qytetarët gjatë kremtimit të Vitit të Ri

Maqedoni, policia me apel për qytetarët gjatë kremtimit të Vitit të Ri

Trafiku në të gjitha rrugët në Maqedoni zhvillohet pa kufizime dhe vonesa, në rrugë të thata në zonat më të ulëta, ndërsa në vende më të larta, ato malore zhvillohet në rrugë të lagështa, raporton Anadolu Agency (AA).

Për sa i përket motit, në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ftohtë ndërsa sonte gjatë pritjes së Vitit të Ri moti do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, me temperaturë e cila do të zbresë deri në minus 11 gradë celsius.

Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar opinionin se në lidhje me kremtimin e Vitit të Ri do të sigurohen në mënyrë adekuate të gjithë organizimet publike siç është ai në sheshin “Maqedonia” dhe sheshi “Jadran” në Shkup.

Për këtë ministria ka angazhuar një numër të mjaftueshëm të policëve nga të gjitha njësitë organizative të Zyrës së Punëve të Brendshme Shkup dhe Ministrisë për Punë të Brendshme.

Policia apelon që qytetarët të përmbahen nga konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike dhe përdorimi i mjeteve piroteknike ndërsa shoferët të respektojnë rregullat në trafik dhe të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *