Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia mbyllë kufirin me Greqinë për të parandaluar kalimin e refugjatëve

Maqedonia mbyllë kufirin me Greqinë për të parandaluar kalimin e refugjatëve

Qeveria maqedonase përfundoi sot ndërtimin e një gardhi përgjatë kufirit të saj me Greqinë me qëllim të parandalimit të kalimit të mijëra refugjatëve, në radhët e të cilëve po shtohet sa më shumë numri i fëmijëve, shkruajnë mediet e huaja, transmeton Republika.info.
Gardhi i lartë dy metra e gjysmë u ndërtua në regjionin e Gjevgjelisë, i cili, sipas autoriteteve të kësaj ish republike jugosllave, rregullon fluksin emigrues dhe parandalon kalimin ilegal të tyre. Gjatë javëve të fundit, Maqedonia, Sllovenia, Kroacia dhe Serbia reduktuan qasjen për kalimin nëpërmjet kufijve të tyre, ndërkaq tani lejojnë vetëm kalimin e refugjatëve të ardhur nga Siria, nga Iraku dhe nga Afganistani që ikin nga luftërat që i kanë kapluar këto vende.
Megjithatë, emigrantët e tjerë për çështje ekonomike, si ata nga Bangladeshi, nga Pakistani, nga Irani, nga regjionet kurde, nga Maroku dhe nga disa vende të tjera afrikane, vazhdimisht po protestojnë dhe po konfrontohen me policinë. Të shtunën e kaluar, së paku njëzet policë u lënduan gjatë konfrontimeve me ta.
Sipas një raporti të përbashkët të publikuar nga UNICEF-i dhe nga IOM-i, tridhjetë për qind e të ardhurve në Evropë gjatë dy vjetëve të fundit janë fëmijë, shumica prej të cilëve janë nën moshën 12 vjeçare. I njëjti raport thotë se pesë për qind nga ta ishin bebe nën moshën dy vjeçare.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *