Home / Kryesoret / Maqedonia rrezikon të hy në recesion

Maqedonia rrezikon të hy në recesion

Me vakumin institucional që do të krijohet tre muaj para zgjedhjeve dhe tre muaj pas zgjedhjeve, Maqedonia do të hy në një situatë të rëndë krize, ngase janë konsumuar të gjitha shpresat se pas proceseve zgjedhore situata në planin ekonomik mund të përmirësohet. Shumë kompani, sidomos ata të sektorit privat, tanimë e kanë kuptuar se vështirë lëvizin gjërat nga pika zero ku është zhytur vendi në planin ekonomik.

Ekonomia e Maqedonisë ndodhet para një sfide të madhe dhe nëse Qeveria nuk reagon shpejt në rimëkëmbjen e ekonomisë, vendi me hapa të sigurt shkon kah recesioni. Vitin 2016 për Maqedoninë në aspektin ekonomik do të jetë ekonomikisht edhe më i vështiri, sepse kriza politike, zgjedhjet dhe pasiguria janë sfiduesit e moszhvillimit ekonomik. Ky ishte konstatimi i përbashkët  ekspertëve ekonomik dhe financiar në debatin “Rritja, kriza politike dhe zgjedhjet”, i mbajtur të enjten nga organizata joqeveritare “Finance Think”. Eksperti financiar, Nikollçe Petkovski, tha se 3 muaj para zgjedhjeve dhe 3 muaj pas zgjedhjeve kemi ngecje të realizimit të aktiviteteve investuese jo vetëm nga kompanitë vendore por edhe nga investitorët e huaj. Kjo periudhë prej 6 muajve, sipas tij, do të jetë problemi kyç që do të mban peng zhvillimin e ekonomisë në kushte kur vendi gati një vit është në krizë politike. “Ngjarjet që ndodhin sidomos në skenën politike kanë dhënë dhe po japin efektet negative sa i përket zhvillimit ekonomik të vendit. Problemi kyç që mban peng zhvillimin e ekonomisë edhe në këto kushte të vështira të krizës, është mos likuiditeti i kompanive, i cili pastaj reflekton dhe në mos likuiditetin e ndërsjellë të kompanive brenda shtetit. Me vakumin institucional që do të krijohet tre muaj para zgjedhjeve dhe tre muaj pas zgjedhjeve, Maqedonia do të hy në një situatë të rëndë krize, ngase janë konsumuar të gjitha shpresat se pas proceseve zgjedhore situata në planin ekonomik mund të përmirësohet. Shumë kompani, sidomos ata të sektorit privat, tanimë e kanë kuptuar se vështirë lëvizin gjërat nga pika zero ku është zhytur vendi në planin ekonomik”, tha eksperti Petkovski. Ndërkaq eksperti tjetër ekonomik Ljupço  Zikov, thotë se në një vend ku një kohë të gjatë kriza politike është prezentë, atëherë është më se qartë se me vetëdije shteti ekonominë e vendit e çon në një “gjendje shoku”. “Ekonomia e Maqedonisë sot është ashtu siç pikërisht po e benë vetë pushteti, e kjo në gjuhen ekonomike përkthehet se shteti vite me radhë nuk ka bërë asnjë hap përpara për të përmirësuar ambientin e biznesit. Se vendit po i kanoset recesioni, këtë e dëshmojnë dhe të dhënat zyrtare statistikore të cilat flasin se 60 për qind e kompanive nga sektori privat kanë të bllokuara xhiro-llogaritë si pasojë e mos likuiditetit, gjegjësisht nuk kanë mundur të paguajnë kërkesat në raportet debitor-kreditor, si dhe mbi 100 mijë llogari të bllokuara të qyfterëve në pamundësi për të paguar faturat komunale apo këstet kreditore. Kjo situatë e vështirë ekonomike po krijon një gjendje që jo vetëm kompanitë nga sektori privat në të ardhmen do të jenë robër të borxheve, por edhe vetë qytetarët”, thotë Zikov.  Eksperti ekonomik Marjan Petreski, tha se situata e rëndë ekonomike në të cilën po ndodhet sektori privat dhe qytetarët nuk mund të kamuflohet përmes problemeve politike, veçanërisht “duke kurdisur statistikat për rritje ekonomike”. “Vendi është drejt krizës së thellë ekonomike sepse Qeveria po përpiqet që paaftësinë për të menaxhuar me krizën politike nga fillimi i këtij viti ta maskon me rritjen ekonomike prej 3 për qind në kuartalin e parë të këtij viti. Nëse shohim strukturën e rritjes ekonomike, dominon industria e ndërtimtarisë edhe atë me 25 për qind, mirëpo në anën tjetër qytetarët dhe firmat tjera nga sektori privat që kontribuojnë më së shumti në rritjen e Bruto Prodhimit Vendor përmes konsumit, shumë pak kanë kontribuar në këtë rritje. Nëse edhe më tej jo likuiditeti i firmave mbete problem kyç dhe në këtë drejtim shteti nuk merr masa konkrete dhe nuk ndërhynë në përmirësim e situatës së rëndë ekonomike, atëherë biznesi dhe qytetarët do të jenë të zhgënjyer se gjatë viti të ardhëm mund të presim përmirësim të kësaj situate të rëndë ekonomike në të cilën po ndodhet Maqedonia”, thotë Petreski.

Rroga më të larta për mbi 500 punonjës shëndetësor

Aneksi i Marrëveshjes kolektive me të cilin do të mundësohet të gjithë punonjësit shëndetësot me arsimim të lartë të përfunduar (infermiere, teknikë të rentgenit, fizioterapistë, laborantë etj), të marrin shtesë të rrogës, si shpërblim të arsimimit dhe stimulimit të këtyre punonjësve shëndetësor në drejtim të përparimit të përgjithshëm të procesit të punës, nënshkruan të enjten ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov dhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Shëndetësisë, Farmacisë dhe Mbrojtjes Sociale, Lubisha Karanfilovski. Todorov potencoi se sipas analizës bëhet fjalë për mbi 500 punonjës shëndetësor nga shumë ISHP të cilat do të përfshihen dhe prej tani do të marrin shtesë të rrogës në vlerë prej rreth 6.000 denarë gjithsej,  përkatësisht në tre përqendrime rritje të rrogës për rreth 2.000 denarë (në vitin 2016, me rrogën e muajit shkurt, qershor dhe dhjetor).

Gjithashtu lexo

Almira e vogel ka nevoj per ndhim nëna e Almirës ju lutet të gjithëve

Sapo na erdhi ky mesazh në redaksin e mesazheve të Televizionit Koha. Nje nënë kërkon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *