Home / Lajme / Maqedoni / Marëveshja e Ohrit është realizuar

Marëveshja e Ohrit është realizuar

Shkruan: Hasan Jashari

Një MO ( Marëveshja e Ohrit) që s’mund të ndëroj asnjë emër shkolle, asnjë emër rruge…

Ku janë ekspertët juridikë shqiptarë? Un nuk jam jurist por u bëj thirje publike atyre që të më tregojnë se ku shkruan se gjuha shqipe apo gjuha që flasin 20 % e popullatës qenka zyrtare? Kushtetuta i lejon perdorimim cdo qytetari por jo shkollave, komunave ,universiteteve, ndërmarjeve, gjykatave… Kjo është një cinizëm i paparë duke ditur faktin se aty zhvillohen veprimtaritë e rëndësishme për kombin- aty punon qytetari.

Më vjen keq ta them por ajo që është shkruar- pra ta lexojme me kujdes- është realizuar. Një Marreveshje e varfër e bërë sa për sy e faqe. Tjetër gjë është ajo se cfarë liste dëshirash kemi ne shqiptarët- cfarë është shkruar në ajo ka rëndësi

Vetëm disa ditë më parë Zëvendëkryeministri i qeverisë përgjegjës për realizimin MO mblodhi ekspertët që të bëjnë një analizë të avancuar të kësaj Marëveshje. Këtë tufë ekspertësh, kuptova se e udhëheq profesori Popovski i cili për shkak të meritave , që si përpilues kryesor bëshkë me Ferckon, i shtyni në grackë ekspertët tanë në Ohër duke finalizuar një dokument të varfër me loje fjalësh dhe me plot paqartësi. Tani pas 14 vitesh ne merremi me analiza dhe përsëri hudhet një perde tymi; tani me vlerë prej 200.000 Eurosh dhe me profesorin mashtrues në krye- gjoja i matur me shqiptarët ( për këte qëllim VMRO e mori nga LSDM- se i duhet)

Cilat janë 7 dështimet kryesore të Marrëveshjes?

Po i analizojme pikat më kritike sipas Marrëveshjes dhe zhgjidhjeve kushtetuese të dala nga ajo.

Për të gjitha pikët më poshtë shiko( http://www.sobranie.mk/ustav-na-rm.nspx)

( I) 1.Preambula. Në fillim të Marëveshjes në preambulë ku përmendet kombi maqedonas dhe pastaj të tjerët shihet qartë se ndonëse shqiptarët janë nënshkrues ata nuk theksohen si të tillë. Ata nuk përmenden si palë bisedimesh . Pastaj te parimet themelore si me poshte kemi :

(II) 2. “Sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë dhe karakteri unitar i shtetit janë të pashkelshëm dhe duhet të rruhen. Nuk ekzistojnë zgjidhje territoriale për çështjet etnike”. Me vetë fjalinë se karakteri unitar I shtetit është i pashekelshëm që në fillim vehet bazamenti i keqëpërdorimeve dhe lajthitjeve në parimet e mëposhtme. Fjalia tjetër që pason është se nuk ekzistojnë zgjidhje teritoriale për cështjet etnike. Kjo është në kundërshtim me praktikën dhe filozofinë bashkëkohore politike dhe përëndimore . Woodrow Wilson këte e theksoi me krijimin të Ligës të kombeve dhe Traktatit të Versajës për të drejtën e popujve për vendvendosje. Pikërisht zgjidhjet teritoriale janë krijuar si rrjedhim i nevojave dhe cështjeve etnike. Një zgjidhje e tillë është edhe krijimi I shteteve, komunave, autonomive teritoriale etj.

(III) Pika 1.3. “Karakteri shumëetnik i shoqërisë maqedonase duhet të rruhet dhe të gjejë shprehjen e vet në jetën publike.” Pyetja është se cilat mekanizma e garantojnë këte? Kush e garanton ? Kush është është dorëzënë? Nuk shkruan se BE dhe SHBA nëpërmjet mediatorëve Pardeë dhe Leotar do ta bëjnë këte . Nëse nuk përcaktohet qartë detyrimet, bartësit nuk ka akcion.

(IV) Përfaqësim vetëm në nivele të ulëta si në komunizëm

Pika 4.2. “Në ligjet me të cilët rregullohen punësimet në administratën publike do të përmbahen masat me të cilat do të sigurohet përfaqësimi i drejtë i bashkësive në të gjitha organet qendrore dhe lokale publike dhe në të gjitha nivelet e punësimit në këto organe.” Kjo është e pjesërishme. Pse nuk përmenden p.sh Fondet, shoqatat aksionare me autorizime publike si që është Telekomi apo Shoqata elektroenergjetike me detyrime të shkruarua për punësime, poste drejtuese. Qartë duhet të thesksohen gjërat . Këtu nuk ka obligime, por flitet prej përpara dhe përdoren fjalët “duhet”. Nuk precizohen masat. Cilat masa?- kush do ti zbaton këte? Nuk shkruan se p.sh këte detyrim e ka Sekretariati për implementimin e Marëveshjes se Ohrit, apo qeveria apo komuna- nuk shkruan se nëse nuk realizohet- p.sh bashkësia e ndërkombëtare, si garantuese, do te bën këte e këte, nuk precizohet koha. Pastaj

“duke respektuar njëkohësisht rregullat e kompetencës dhe integritetit, me të cilët udhëhiqet administrata publike”. Kjo fjali për kompetencën dhe integritetit u mundëson ministrave maqedonas ta lexojnë si duan ata dhe zyrtarëve me të drejtë të mbrojnë qëndrimin socialdarvinist se shqiptarët nuk janë të aftë dhe të punësojnë “ të aftit”- maqedonasit.

(V) Pushtet vendor pa kompetenca burimore, pa resurse, para

Pika 1.5.” Zhvillimi i pushtetit vendor është me rëndësi thelbësore për nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën demokratike dhe për përparimin e respektimit të identitetit të bashkësive”. Shumë mirë. Cilat bashkësi, ju lutem?- a luftoi UCK për romët. sërbët e vllehët? Pse nuk përmendet bashkësinë shqiptare dhe bashkësitë e tjera. Cili identitet? Kush e garanton këte? Cilat trupa do të bëjn mbikëqyrjen, cilat masa duhet të merren, afatet e realizmit nuk përmenden. Cilat kompetenca burimore i ka komuna? Pastrimin e oxhaqeve, mirëmbajtejn e varezave…nuk mund të ndëroj asnjë emër shkolle, emër rruge? Si do të ndahen paratë?

( VI) Standarde te unikfikuara për Programet akademike . Shkollat shqipe pa nxemje, pa drita.

Pra librat në gjuhën shqipe të përkthehen nga maqedonishtaj shkurt thanun dhe pa filozofema

Pika 6.1“Arsimimi dhe përdorimi i gjuhëve; Lidhur me shkollimin fillor dhe të mesëm, mësimi do të zhvillohet në gjuhën amtare të nxënësve, e njëkohësisht në mbarë Maqedoninë do të aplikohen standardet e unifikuara për programet akademike”.bProgramet akademikë të unifikuara kjo është ajo që lejon që në librat shqip fëmijët tanë të këndojnë dhe të mësojnë këngë maqedone dhe libra të përkhyer keq ky fyhet gjuha dhe tradita shqiptare. Arsimtarët shqiptarë shkruajnë orën dhe mbushin dëftesat në dy gjuhë e maqedonasit edhe në komunat ku janë vetëm 10 % e popullsisë shkrujanë vetëm në një gjuhë.  Ku është koncepti I barazisë këtu ?

(VII) Përkthimi nuk është përdorim zyrtarë i gjuhës. Lufta për nje tabele në dy gjuhë

Pika 6.4. e cila thotë se “ Në tërë Republikën e Maqedonisë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase.”

(1). Në marrëdhenjet ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti cirilik Mirë. Shkojmë më tutje.

(2) Cilado gjuhë tjetër e folur nga së paku 20% e popullatës është gjithashtu gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, si që është përcaktuar në kete nen. (Друг јазик што го зборуваат најмалку 20% од граѓаните, исто така, е службен јазик и неговото писмо, како што е определено со овој член). Ky nen pastaj e përcakton përdorimin e shqipes në disa fusha në Komuna si përkthim nga maqedonishtja. E ky formulim është problematik duke pasur parasysh faktin se vetëm specifikon një gjuhë fiktive si gjuhë zyrtare.. Këtu vijnë në shpreheje mjeshtëritë e pjesëmarrësve maqedon në bisedimet e Ohrit- Fërçkovski dhe

Popovski, të cilët , këtu, publikisht i “përgëzoj” për aftësitë e tyre që të bëjn këte formulim – mundësi që një gjuhë tjetër të shkruhet si zyrtare por mos të ketë hapësirë përdorimi në praktikë, askund sepse ky nen e ka përcaktuar, kufizuar hapësirën. ( kërkoj nga juristët shqiptarë të më tregojnë se ku mund dhe si mund të përdoret gjuha shqipe ?!). Pasi fjaliа …”Како што е определено со овој член” eshte vendosur si gracke për hapësirën e përdorimit vetëm si përkthim te dokumentet personale, në Parlament , ne komuna e askund tjetër – as në gjykata.

A është e realizuar Marëveshja Kornizë?

Për palën maqedonase, në bazë të asaj që është shkruar, MO është realizuar . Për faktorin ndërkombëtar poashtu, sepse juristët dhe cështjet kushtetuese bazohen vetëm në ate që është shkruar, në ate që është përfshirë si lëndë në ate që ka miratim kuvendor e jo në listën e dëshirave. Edhe për mua kjo Marëveshje është realizuar  dhe cdo dalje prej sajë- psh. shkrimi I gjuhës shqipe pa u përkthyer në maqedonisht- “ pokraj na makedonski…” do të jetë objekt rrëzimi nga Gjykata kushtetuese.

Përfundim

Për mendimin tim kjo Marëveshje është nën nivelin e të drejtave që kanë pasur shqiptarët në Kushtetutën e vitit 1974. P.sh atëhere deftesat, diplomat, vendimet, në institucionete arsimit kanë qenë në një gjuhë-në gjuhën shqipe. Gjykimi dhe dërgesat në gjykatë kanë qenë nga institucionet edhe në gjuhën shqipe. Populli shqiptar ka qene element konstitutiv me popullin maqedonas .

Zgjidhja e kërkesave tona është vetëm ndërimi i Kushtetutës

Cilat duhet të jenë zgjidhje? Zvicra, Tiroli Jugor, Belgjika dhe Kosova janë një shembull i mirë i barazisë së popujve në cdo lëmi.

Autori është profesor në Universitetin e Evropës Juglindore

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *