Home / Kryesoret / Marrëveshja varet nga inspektimi i Hanit

Marrëveshja varet nga inspektimi i Hanit

Nënshkruesit e Marrëveshjes nuk manifestojnë vullnet politik për të implementuar obligimet e darkorduara, ndërkohë që ndërmjetësuesi evropian Piter Vanhaute ka shkuar në Bruksel, ku do të kalojë festat e fundvitit. Deri më tani shumë afate dhe obligime për implementimin e Marrëveshjes së Përzhinos janë tejkaluar, përfshirë këtu reformat për mediat që endes’kanë filluar, Komisioni anketues mbetet i bllokuar, për Prokurorinë speciale ende nuk është miratuar ligj për shërbim të prokurorisë publike, ndërsa Komisioni shtetëror zgjedhor duhet të zgjedh sekretar dhe problemet teknike, ndërsa sa i përket Listës zgjedhore duhen muaj për kontrollin në terren të të dhënave nga institucionet. Eurokomesari për fqinjësi Johanes Han para dy ditëve iu dërgoi letër liderëve të partive politike, në të cilën i ka porositur që të vazhdojnë me implementimin e Marrëveshjes së Përzhinos. Diplomati i lartë evropian i ka njoftuar liderët e partive se do ta vizitojë Shkupin në muajin janar për t’u informuar nga afër lidhur me implementimin e obligimeve të dakorduara në prezencë të tij. Ndërkohë, reforma mediale ka mbetur në letër, kurse në praktikë po ndodhin ndryshime të shumta që nuk i kontribuojnë frymës nga Marrëveshja e Përzhinos.

Zhvillimet e këtilla dhe bllokimi i impelentimit të obligimeve të dala nga Marrëveshja kanë vënë në pikëpyetje datën e mbajtjes së zgjedhjeve. Situatën edhe më tepër e komplikojnë akuzat ndërmjet VMRO-së dhe LSDM-së pas gjetjes së pajisjeve për falsifikim të letërnjoftimeve si dhe gjetjen te të dyshuarit edhe të dhjetëra mijë bisedave të përgjuara telefonike. Për rastin e letërnjoftimeve të falsifikuara tani më janë formuar disa lëndë, kurse Prokuroria publike e Shkupit paralajmëroi se hetimi i prejardhjes së përmbajtjes së incizimeve të bisedave telefonike, për shkak të vëllimit, do të marr së paku dy muaj kohë. Kryeministri Nikolla Gruevski përmes një deklarate me shkrim kërkoi që rasti të hetohet, ndërsa la të kuptohet se “po humbet durimi” siç tha, nga veprimet e këtilla të LSDM-së.

“Përderisa ne mendojmë për hapjen e vendeve të reja të punës, të shtëpive për të rinjtë… dikush ka menduar për falsifikime, destruktivitet, skenarë, kurdisje, konstruksione të rejshme dhe veprime të gërditshme. Kjo nuk është më politikë. Populli ynë nuk e ka merituar këtë. Dikush po mundohet ta kidnapojë shtetin dhe e mban peng ndërsa durimit tonë po i vjen fundi. Nëse deri para disa ditëve mendonim se opozita e ka prekur fundin, tani definitivisht e kanë tejkaluar fundin. Kjo patjetër të hetohet deri në fund dhe të gjithë fajtorët të përgjigjen para drejtësisë. Patjetër të hetohen aspektet e sigurisë në këtë rast dhe ndërlidhja me rastet tjera. Patjetër të hetohet dhe publikohet se si incizime të konstruktuara dhe falsifikime të prodhuara nga ‘Fabrika për afera’ kanë përfunduar në vendet fqinje. Kush ka bërë tregti me këto punë? Kjo jo vetëm që ka kualifikime tjera, por është sjellje anti-shtetërore kundër RM-së dhe qytetarëve të saj… Maqedonia është peng i çmendurisë së disa njerëzve nga opozita të cilët të ngufatur në kriminalitetin e tyre dhe nën presion të dështimit, bëjnë veprime që janë dëshpëruese”, ka deklaruar kryeministri Nikolla Gruevski. Nga ana tjetër ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, njoftoi se 22 personave nga Pusteci i Shqipërisë, MPB në mënyrë jo të ligjshme iu ka dhënë letërnjoftime, të cilët më pas janë shfrytëzuar për votim në zgjedhjet lokale të vitit 2013. Personat ndodhen në Listën zgjedhore, edhe pse për ta nuk ekziston asnjë e dhënë në evidencën amë të MPB-së, që do të thotë se nuk mund të jenë votues megjithëse kanë votuar, tha ai.

“Dhënia e këtyre letërnjoftimeve është e paligjshme. Kjo dëshmon se institucionet janë keqpërdorure në mënyrë brutale dhe se ‘MVRO’ në krye me Gordana Jankullovskën në mënyrë të paligjshme kanë dhënë letërnjoftime”, deklaroi të mërkurën në mbrëmje ministri Oliver Spasovski dhe paralajmëroi se dëshmitë do t’i dorëzohen Prokurorisë speciale të prokurores Katica Janeva.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *